SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Omega-3 Extra Strength x 180 Softgels

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të acideve yndyrore esenciale EPA dhe DHA, i formuluar për të mbështetur sistemin kardiovaskular, konjitiv (njohës) dhe atë të nyjave. Ai ka një mbështjellje enterike dhe aromë natyrale mandarine-limon për të parandaluar shijen e pakëndshme.
In stock
SKU
Adrien33
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Omega-3 Extra Strength ofron një përqendrim të lartë të acideve yndyrore EPA dhe DHA, në një dozë prej 600 mg.

Si burim i acideve yndyrore Omega-3 për ruajtjen e shëndetit të mirë, ky suplement ndihmon në mbajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe mbështet funksionin njohës dhe shëndetin e trurit.

Ky suplement ka një veprim të trefishtë dhe vjen në formën e kapsulave xhelatinoze të cilat janë gastrorezistente. Ato i rezistojnë aciditetit të stomakut dhe lëshojnë omega-3 vetëm kur arrijnë në zorrë, duke rritur sasinë e acideve yndyrore që arrijnë në zorrë për efikasitet më të mirë.

  • EPA (Acidi Eikosapentaenoik):

EPA është një acid yndyror esencial i familjes omega-3, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular. Ai kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak dhe ndihmon në funksionimin normal të enëve të gjakut. EPA është gjithashtu i përfshirë në rregullimin e proceseve inflamatore në organizëm, duke ndihmuar në uljen e inflamacionit kronik, i cili lidhet me një sërë gjendjesh shëndetësore. Për shkak të këtyre veçorive, EPA përdoret gjerësisht në suplemente për mbështetjen e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

  • DHA (Acidi Dokosaheksaenoik):

DHA është një komponent strukturor thelbësor i trurit dhe i retinës së syrit, duke e bërë atë veçanërisht të rëndësishëm për funksionin normal të trurit, shëndetin njohës dhe shikimin. Ai luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, sistemit nervor dhe syve te fëmijët, si dhe në ruajtjen e funksioneve mendore gjatë moshës së rritur. Marrja e mjaftueshme e DHA-së lidhet me përmirësimin e përqendrimit dhe mbështetjen e funksioneve kognitive.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e triglicerideve/ triacilgliceroleve. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular. 
  3. Ndihmon në mbështetjen e shëndetit konjitiv/ funksionit të trurit. 
  4. Ndihmon në promovimin e ekuilibrit të imunitetit në organizëm.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula xhelatinoze në ditë, përpara çdo vakti të ushqimit.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

180 Kapsula Xhelatinoze
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë 

Marine Fish oil (anchovy, cod, sardine and/or tuna flesh)

1000 mg

Eicosapentaenoic acid (EPA)

400 mg

Docosahexaenoic acid (DHA)

200 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hidroksid amoniumi, etil celulozë, xhelatinë, glicerinë, trigliceride me zinxhir të mesëm, kopolimer i acidit metakrilik, aromë natyrale mandarine-lime, acid oleik, bikarbonat natriumi, talk, trietil citrat, vitaminë E (d-alfa tokoferol).

Back to Top