Adrien Gagnon Omega-3 Liquid, 200ml
Krahasuar me suplementet e tjera omega-3, të cilat vijnë në forma farmaceutike të ngurta si psh; tableta apo kapsula, ky suplement ka një përthithje dhe biodisponibilitet thuajse maksimal sepse është në formë të lëngët.
Formula e lëngshme mundëson përthithje të shpejtë për të ndihmuar në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular, shëndetit njohës dhe/ose funksionit të trurit, si dhe zhvillimin e trurit, syve dhe nervave te fëmijët deri në moshën 12 vjeç.
Një lugë çaji (5 ml) në ditë është e mjaftueshme, duke siguruar 750 mg EPA dhe 500 mg DHA, së bashku me 1000 IU vitaminë D.
- EPA (Acidi Eikosapentaenoik):
EPA është një acid yndyror esencial i familjes omega-3, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular. Ai kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak dhe ndihmon në funksionimin normal të enëve të gjakut.
EPA është gjithashtu i përfshirë në rregullimin e proceseve inflamatore në organizëm, duke ndihmuar në uljen e inflamacionit kronik, i cili lidhet me një sërë gjendjesh shëndetësore. Për shkak të këtyre veçorive, EPA përdoret gjerësisht në suplemente për mbështetjen e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
- DHA (Acidi Dokosaheksaenoik):
DHA është një komponent strukturor thelbësor i trurit dhe i retinës së syrit, duke e bërë atë veçanërisht të rëndësishëm për funksionin normal të trurit, shëndetin njohës dhe shikimin. Ai luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, sistemit nervor dhe syve te fëmijët, si dhe në ruajtjen e funksioneve mendore gjatë moshës së rritur. Marrja e mjaftueshme e DHA-së lidhet me përmirësimin e përqendrimit dhe mbështetjen e funksioneve kognitive, ndërsa forma e lëngshme e suplementit mundëson përthithje më të shpejtë dhe efikase.
- Vitamina D:
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e domosdoshme për përthithjen dhe metabolizmin e kalciumit dhe fosforit, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Ajo luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të muskujve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në mbajtjen e shëndetit kardiovaskular.
- Ndihmon në uljen e triglicerideve në gjak.
- Mbështet shëndetin njohës dhe/ose funksionin e trurit.
- Mbështet zhvillimin e trurit, syve dhe nervave te fëmijët deri në moshën 12 vjeç.
- Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës D.
- Formula në formë të lëngshme siguron përthithje të shpejtë.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 1 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 lugë çaji (5 ml) në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 5 ml |
|
Fish oil (anchovy, sardine and/or mackerel) |
340 mg |
|
Eicosapentaenoic acid (EPA) |
750 mg |
|
Docosahexaenoic acid (DHA) |
500 mg |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
25 mcg (1000 IU) |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Asta-Guard (palmitat askorbil, astaksantinë, ekstrakt i çajit jeshil, ekstrakt i gjetheve të rozmarinës, vitaminë E – tokoferole të përziera), vaj esencial limoni, aromë natyrale lisi të hartës (maple), ekstrakt i frutave të Siraitia grosvenorii.