SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Omega-3 Regular Formula x 180 Softgels

Suplement ushqimor me vaj peshku i formuluar për të ofruar një burim të qëndrueshëm të acideve yndyrore esenciale EPA dhe DHA, duke mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Adrien34
Special Price 2 740 Lekë Regular Price 3 042 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Omega-3 Regular Formula ofron 1000 mg vaj peshku të marrë nga fileto e anchovës, sardelës, makrelës dhe/ose salmonit, duke siguruar 180 mg EPA dhe 120 mg DHA për kapsulë.

Suplement, i cili është formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe nyjave, si dhe funksionit njohës.

Në lidhje me shëndetin e zemrës, është treguar se acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit, triglicerideve dhe presionit të lartë të gjakut.

Po ashtu, janë kryer studime të shumta mbi vajrat omega-3, veçanërisht DHA dhe EPA, dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur kundër obezitetit dhe për të reduktuar inflamacionin. Studimet gjithashtu mbështesin përdorimin e tyre në Osteoporozë, Astmë, psoriazë, ekzemë dhe çrregullime të tjera dermatologjike, degenerim makular dhe sindromën premenstruale (PMS).

  • EPA (Acidi Eikosapentaenoik):

EPA është një acid yndyror esencial i familjes omega-3, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular. Ai kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak dhe ndihmon në funksionimin normal të enëve të gjakut. EPA është gjithashtu i përfshirë në rregullimin e proceseve inflamatore në organizëm, duke ndihmuar në uljen e inflamacionit kronik, i cili lidhet me një sërë gjendjesh shëndetësore. Për shkak të këtyre veçorive, EPA përdoret gjerësisht në suplemente për mbështetjen e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

  • DHA (Acidi Dokosaheksaenoik):

DHA është një komponent strukturor thelbësor i trurit dhe i retinës së syrit, duke e bërë atë veçanërisht të rëndësishëm për funksionin normal të trurit, shëndetin njohës dhe shikimin. Ai luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, sistemit nervor dhe syve te fëmijët, si dhe në ruajtjen e funksioneve mendore gjatë moshës së rritur. Marrja e mjaftueshme e DHA-së lidhet me përmirësimin e përqendrimit dhe mbështetjen e funksioneve kognitive.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e zemrës dhe presionin normal të gjakut. 
  2. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. 
  3. Mbështet funksionin njohës dhe shëndetin e trurit. 
  4. Mbështet shëndetin e nyjave. 
  5. Ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur përpara çdo vakti të ushqimit.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

180 Kapsula Xhelatinoze
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë 

Marine Fish oil (anchovy, sardine, mackerel and/or salmon flesh)

1000 mg

Eicosapentaenoic acid (EPA)

180 mg

Docosahexaenoic acid (DHA)

120 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, glicerinë, vitaminë E (d-alfa tokoferol).

Back to Top