SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Primrose Oil 1000mg x 100 Softgels

Suplement ushqimor që ofron acide yndyrore esenciale omega-6 për të mbështetur shëndetin hormonal të grave dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale (PMS) dhe periudhës së menopauzës.
In stock
SKU
Adrien35
Special Price 2 160 Lekë Regular Price 2 400 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Primrose Oil është një burim i acideve yndyrore esenciale (acidi linolenik dhe gamma-linolenik) për lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale (PMS).

  • Acidi Gamma-Linolenik (GLA):

GLA është një acid yndyror esencial i familjes omega-6, i pranishëm në vajin e lisit të natës dhe disa burime bimore të tjera. Ai luan një rol kyç në prodhimin e prostaglandinave të tipit 1, molekula të cilat ndihmojnë në rregullimin e proceseve inflamatore dhe në mbështetjen e funksioneve normale të shumë sistemeve trupore.

Në suplementin Adrien Gagnon Primrose Oil, GLA kontribuon në lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale (PMS) dhe menopauzës, duke ndihmuar në reduktimin e dhimbjeve, irritimit dhe shqetësimeve hormonale.

Përveç këtyre përfitimeve, GLA është studiuar edhe për efektet e saj në shëndetin e lëkurës (psoriazë, ekzemë), shëndetin kardiovaskular dhe mbështetjen e sistemit imunitar.

  • Acidi Linolenik (LA):

LA është një acid yndyror esencial omega-6 që nuk prodhohet nga trupi dhe duhet marrë nga dieta ose suplementet. Ai është një prekursor i GLA dhe luan një rol themelor në funksionimin normal të qelizave dhe prodhimin e prostaglandinave, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, qarkullimin e gjakut dhe ekuilibrin hormonal. Në suplementin Adrien Gagnon Primrose Oil, LA kontribuon në mbështetjen e shëndetit hormonal të grave dhe përmirësimin e simptomave të PMS, ndërsa gjithashtu ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të lëkurës dhe indeve të trupit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në lehtësimin e simptomave të sindromës premenstruale (PMS). 
  2. Mbështet shëndetin gjatë periudhës së menopauzës. 
  3. Përmirëson ekuilibrin hormonal te gratë. 
  4. Mbështet funksionin normal të sistemit kardiovaskular, nervor dhe imunitar. 
  5. Kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe indit të trupit.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për gratë.

Mund të përdoret në çdo moshë por preferohet të përdoret në periudhën para dhe gjatë menopauzës.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vakteve të ushqimit. 

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula Xhelatinoze
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë 

Primrose oil [Oenothera biennis] (seed)

1000 mg

Linoleic acid

650 mg

Gamma-linolenic acid

100 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, glicerinë, vitaminë E (d-alfa tokoferol).

Back to Top