SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Probiox 10 Immunity 10 Billion CFU x 40 Capsules

Suplement i avancuar i cili ka një formulë probiotike me 5 shtame, i pasur me zink dhe i formuluar për të mbështetur shëndetin gastrointestinal dhe për të promovuar një florë të shëndetshme intestinale për mbrojtjen e sistemit imunitar.
In stock
SKU
Adrien36
Special Price 2 040 Lekë Regular Price 2 262 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Probiox 10 Immunity është një suplement probiotik i avancuar, i pasuruar me zink dhe i përbërë nga 5 shtame të ndryshme bakteresh të dobishme, me 10 miliardë kultura aktive për dozë ditore.

Ky produkt është formuluar për të mbështetur shëndetin gastrointestinal dhe për të promovuar një florë intestinale të shëndetshme, që është thelbësore për funksionimin optimal të sistemit imunitar.

Një ekuilibër i mirë i bakterieve të zorrëve ndihmon në përthithjen e lëndëve ushqyese, redukton inflamacionin dhe përmirëson funksionin e përgjithshëm të organizmit.

Suplementi Adrien Gagnon Probiox 10 Immunity është veçanërisht i dobishëm për individët që marrin antibiotikë, për ata që shpesh kanë probleme si; gastroenteritet apo çrregullimet e tretjes, si dhe për personat që duan të mbajnë një florë intestinale të shëndetshme dhe një sistem imunitar të fortë.

Studiuesit dhe profesionistët e shëndetit njohin rëndësinë e florës intestinale për shëndetin e përgjithshëm, pasi mbi 70% e qelizave imunitare ndodhen në indet e zorrëve, ku kolonizimi i duhur nga bakteret përfitues ndihmon në rregullimin e përgjithshëm të mbrojtjes imunitare.

Ky suplement ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për të mbështetur mirëqenien e organizmit, duke integruar probiotikët dhe zinkun në një formulë të përditshme, praktike dhe efektive.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi ofron një burim probiotikësh. 
  2. Ndihmon në mbështetjen e shëndetit gastrointestinal. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e një flore intestinale të shëndetshme.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, preferueshëm në mëngjes dhe në darkë.

Për fëmijët e vegjël, rekomandohet të hapni kapsulën dhe të hidhni përmbajtjen në qumësht ose kos për të shmangur rrezikun e mbytjes.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

40 Kapsula Bimore
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë 

Bifidobacterium bifidum

0.56 Billion CFU

Bifidobacterium longum

1.66 Billion CFU

Lactobacillus casei

0.56 Billion CFU

Lactobacillus helveticus

5.56 Billion CFU

Lactobacillus rhamnosus

1.66 Billion CFU

Zinc (oxide)

1 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid askorbik (vitamina C), stearat magnezi, niseshte patate, kapsulë bimore (hipromeloze).

Back to Top