Adrien Gagnon Probiox 6 Billion CFU Daily x 90 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon Probiox 6 Billion CFU Daily ka një formulë me shumë shtame që përmban disa lloje mikroorganizmash të gjallë, përfshirë Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus paracasei, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus delbrueckii subsp. bulgaricus dhe Streptococcus salivarius subsp. Thermophiles.
Lactobacilli përbën një pjesë kryesore të grupit të baktereve të acidit laktik. Kjo do të thotë se ato ndihmojnë në zbërthimin e laktozës (sheqerit të qumështit) në nënnjësi që trakti ynë intestinal mund t’i përthithë.
Ashtu si shumë probiotikë të tjerë, Lactobacilli përdoren zakonisht për parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve gastrointestinale, si diarrea, përfshirë rastet infektive si Diarrea e Udhëtarit, si dhe ato të shkaktuara nga përdorimi i antibiotikëve.
Në bazë të studimeve të bëra kohët e fundit është vërejtur se Lactobacillus ndihmon gjithashtu në rritjen e shpejtësisë së rikuperimit në rastet virale të diarresë, veçanërisht tek fëmijët e infektuar me rotavirus.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm gastrointestinal.
- Ndihmon në tretje dhe promovon rregullsinë intestinale.
- Forcon mbrojtjen natyrore duke ruajtur një mjedis intestinal të balancuar.
- Ndihmon në ruajtjen e një flore intestinale të shëndetshme gjatë gjithë vitit.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, përpara çdo vakti ushqimor.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Për fëmijët e vegjël, këshillohet të hapni kapsulën dhe të hidhni përmbajtjen në qumësht ose kos për të shmangur rrezikun e mbytjes.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Lactobacillus rhamnosus |
3.0 Billion CFU |
|
Lactobacillus paracasei |
2.7 Billion CFU |
|
Lactobacillus acidophilus |
0.30 Billion CFU |
|
Lactobacillus delbrueckii subsp. bulgaricus |
0.01 Billion CFU |
|
Streptococcus salivarius subsp. thermophilus |
0.006 Billion CFU |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid askorbik, stearat magnezi, niseshte patate, dioksid silikoni, kapsulë bimore (hipromelozë).