Adrien Gagnon Probiox 7 Billion Extra-Strength x 60 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon Probiox 7 Billion Extra-Strength përmban gjashtë shtame të përzgjedhura të mikroorganizmave të gjallë, të kombinuara me fibra prebiotike, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e një florë intestinale të ekuilibruar dhe në përmirësimin e tretjes.
Përbërësit kryesorë dhe vetitë e tyre specifike janë:
- Lactobacillus rhamnosus – ndihmon në ruajtjen e balancës së florës intestinale dhe kontribuon në përmirësimin e tretjes.
- Lactobacillus paracasei – mbështet shëndetin e mukozës intestinale dhe ndihmon në reduktimin e shqetësimeve të lehta gastrointestinale.
- Lactobacillus acidophilus – ndihmon tretjen e ushqimeve dhe forcon mbrojtjen natyrore të organizmit.
- Lactobacillus delbrueckii subsp. bulgaricus – kontribuon në fermentimin e ushqimeve të qumështit dhe mbështet ekuilibrin e mikrobiomës.
- Streptococcus salivarius subsp. thermophilus – ndihmon në tretjen dhe përthithjen e ushqimeve, duke kontribuar në shëndetin gastrointestinal.
- Bifidobacterium longum – ndihmon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar dhe ruajtjen e një florë intestinale të shëndetshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen dhe mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm gastrointestinal.
- Kontribuon në krijimin dhe ruajtjen e një balance të shëndetshme të baktereve në zorrë, e njohur si florë intestinale.
- I pasur me fibra prebiotike, ofron mbështetje optimale për mbrojtjen natyrore të organizmit.
- Shtimi i prebiotikëve promovon rritjen dhe mbijetesën e baktereve probiotike, duke përmirësuar më tej shëndetin intestinal.
- Suplementi është i përshtatshëm për vegjetarianët.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, pas çdo vakti ushqimor.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Për fëmijët e vegjël, këshillohet të hapni kapsulën dhe të hidhni përmbajtjen në qumësht ose kos për të shmangur rrezikun e mbytjes.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Lactobacillus rhamnosus |
4,9 Billion CFU |
|
Lactobacillus acidophilus |
0,7 Billion CFU |
|
Bifidobacterium bifidum |
0,7 Billion CFU |
|
Bifidobacterium longum |
0,7 Billion CFU |
|
Lactobacillus bulgaricus |
0,04 Billion CFU |
|
Streptococcus thermophilus |
0,46 Billion CFU |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hipromelozë, stearat magnezi, niseshte.