SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Probiox Stress With Cerebiome x 30 Capsules

Suplement probiotik që përmban Cerebiome, e cila është një përzierje e formuluar posaçërisht për të menaxhuar simptomat fiziologjike dhe psikologjike të stresit të përditshëm. Ky suplement mbështet shëndetin gastrointestinal dhe ekuilibrin natyror të florës intestinale, duke ndihmuar gjithashtu organizmin të përballojë stresin dhe të ruajë funksionimin normal të sistemit tretës.
In stock
SKU
Adrien38
Special Price 1 780 Lekë Regular Price 1 980 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Probiox Stress është projektuar posaçërisht dhe provuar klinikisht për të lehtësuar simptomat gastrointestinale të stresit, si të përziera dhe të vjella.

Ai është gjithashtu efektiv në lehtësimin e simptomave të lidhura me stresin.

Formula aktive e suplementit përmban Cerebiome, një kombinim i dy shtameve probiotike specifike: Lactobacillus helveticus Rosell-52 dhe Bifidobacterium longum Rosell-175.

Kjo formulë mund të ndihmojë në reduktimin e ndjenjave të përgjithshme të ankthit dhe të promovojë një ekuilibër të shëndetshëm të humorit, duke punuar gjithashtu për të zvogëluar shqetësimet e lidhura me stresin e lehtë deri në atë të moderuar. Shkenca tregon se zorrët tona kanë një “rrugë të shpejtë” për të komunikuar me trurin.

Për më tepër, stimulimi i këtyre përfundimeve nervore çon në rritjen e hormonit të lumturisë dhe kështu ndikon direkt në gjendjen emocionale të personit.

Probiotikët e përdorur në produktet e Adrien Gagnon janë të njohur për rezistencë të lartë ndaj acidit gastrik.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e ndjenjave të përgjithshme të ankthit dhe promovon një ekuilibër të shëndetshëm të humorit. 
  2. Suplementi është projektuar posaçërisht për të lehtësuar shqetësimet gastrointestinale të shkaktuara nga stresi, si të përziera ose dhimbje barku. 
  3. Suplementi siguron një mbështetje klinike, sepse Cerebiome njihet si një nga psikosotikët më të dokumentuar, me studime që tregojnë një ulje prej 44% të simptomave të përgjithshme të stresit dhe një reduktim të konsiderueshëm të niveleve të kortizolit.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula Bimore
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë 

Bifidobacterium longum ssp. longum

0.318 Billion CFU

Lactobacillus helveticus

2.682 Billion CFU

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hipromelozë, stearat magnezi, niseshte patate, ekstrakt maja.

Back to Top