Adrien Gagnon ProstaMed Intense Extra-Strength x 60 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon ProstaMed Intense Extra-Strength është një suplement për meshkuj, i formuluar për të lehtësuar simptomat e lehta deri në ato të moderuara urinare të shkaktuara nga hiperplazia beninje e prostatës (BPH) ose zgjerimi i prostatës.
Ai ka një formulë të pasur me ekstrakt Saw Palmetto dhe ekstrakt mjedre, të cilët janë dy përbërësit kryesorë të këtij suplementi dhe shërbejnë për të ndihmuar në përmirësimin e rrjedhës urinare dhe reduktimin e urinimit të shpeshtë.
- Saw Palmetto:
Saw Palmetto është i njohur dhe i provuar klinikisht, i cili ndihmon në lehtësimin e simptomave urinare të shkaktuara nga zgjerimi i prostatës, duke përmirësuar rrjedhën e urinës, zvogëluar urinimin e shpeshtë dhe ndjesinë e zbrazjes së paplotë të fshikëzës. Përveç këtyre përfitimeve, Saw Palmetto ndihmon në ruajtjen e balancës hormonale dhe mbështet shëndetin seksual dhe funksionin riprodhues tek meshkujt.
- Ekstrakti i mjedrës (Flowens cranberry):
Ekstrakti i mjedrës ofron mbrojtje të traktit urinar duke penguar aderimin e baktereve dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare. Ky ekstrakt gjithashtu ka efekt antioksidant, mbështet sistemin imunitar dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në reduktimin e nevojës së shpeshtë për të urinuar gjatë ditës dhe natës, rrjedhës së dobët ose të ndërprerë të urinës, si dhe ndjesisë së moszbrazjes së plotë të fshikëzës.
- Përbërësit e suplementit synojnë të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të hiperplazisë beninje të prostatës.
- Suplementi kontribuon në parandalimin e infeksioneve urinare që mund të shkaktohen nga urinimi i mbetur.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për meshkuj të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Saw Palmetto (Serenoa repens, fruit) |
300 mg of 8:1 extract (equivalent to 2400 mg fresh fruit) |
|
Flowens Cranberry (Vaccinium macrocarpon, fruit) |
250 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Silikat kalciumi, xhelatinë, maltodekstrinë dhe silic.