Adrien Gagnon Relaxen Day x 60 Capsules
Formula e suplementit Adrien Gagnon Relaxen Day është një relaksues natyral dhe pa efekt përgjumje që ndihmon në reduktimin e stresit gjatë ditës, duke ruajtur mendjen të qartë dhe vigjilente.
Ky suplement ka si përbërës kryesorë në fomulën e tij L-Teaninë, e cila ndihmon në uljen e reagimit psikologjik ndaj stresit, përveç se përmirëson përqendrimin.
- L-Teanina:
L-Teanina është një aminoacid natyral që gjendet kryesisht në gjethet e çajit (Camellia sinensis) dhe ofron një qasje të sigurt për menaxhimin e stresit dhe mirëqenien mendore.
Në suplementin Adrien Gagnon Relaxen Day, L-Teanina ndihmon në zvogëlimin e reagimeve psikologjike ndaj stresit duke stimuluar një gjendje qetësie dhe relaksimi pa shkaktuar gjumë. Ajo gjithashtu lejon ruajtjen e vigjilencës dhe përqendrimit, duke mbështetur performancën mendore gjatë aktiviteteve ditore dhe situatave stresuese që kërkojnë mendje të qartë dhe vendimmarrje të shpejtë.
Përveç efekteve në relaksim dhe përqendrim, L-Teanina ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve si dopamina dhe GABA, duke kontribuar në qetësinë emocionale dhe stabilitetin e humorit. Ky aminoacid ofron gjithashtu veti antioksiduese që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, pa shkaktuar sedacion, duke e bërë një përbërës ideal për përdorim gjatë ditës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron lehtësim nga stresi gjatë ditës pa shkaktuar përgjumje, duke ju lejuar të qëndroni të fokusuar dhe produktiv gjatë situatave stresuese, si provimet ose ditët e punës me kërkesa të larta.
- Formula është ideale për individët që ndihen të paduruar ose nervozë për shkak të stresit, lodhjes ose ngarkesës në punë.
- Formulë që nuk shkakton varësi.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
L-Theanine |
250 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi.