Adrien Gagnon Turmeric High Absorption with BioPerine x 90 Capsules
Suplementi ka si përbërës kryesor të formulës së tij kurkumën.
Kurkumë është një bimë tradicionale që përdoret në mjekësinë Ayurvedike indiane për të lehtësuar dhimbjet e artritit. Përbërësi kryesor aktiv i kurkumës, kurkumina, ka efekte shumë të forta anti-inflamatore, të cilat kontribuojnë në efektivitetin e saj për reduktimin e dhimbjeve të nyjave.
Fuqia e saj e lartë anti-inflamatore dhe veprimi antioksidues e bëjnë kurkumën një zgjidhje efektive në rast dhimbjesh, veçanërisht dhimbjeve të nyjave. Në dallim nga medikamentet anti-inflamatore konvencionale, kurkuma është e butë për stomakun dhe ndihmon gjithashtu në lehtësimin e shqetësimeve tretëse që shkaktohen nga funksioni i ngadaltë i mëlçisë.
Megjithatë, kurkuminoidet, komponimet aktive të kësaj rrënjeje, përthithen shumë pak nga trupi ynë.
Për këtë arsye, në suplement kemi prani të BioPerine,i cili është një përbërës i patentuar dhe klinikisht i provuar, i nxjerrë nga piper i zi, i cili përmirëson ndjeshëm përthithjen.
Formula 100% bimore e suplementit është e përshtatshme për personat që vuajnë nga osteoartriti ose që dëshirojnë të reduktojnë dhimbjet e nyjave. Ky suplement është i butë për stomakun, stimulojnë funksionet e mëlçisë dhe ndihmon në trajtimin e shqetësimeve tretëse.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Lehtëson dhimbjet e nyjave dhe inflamacionin.
- Siguron antioksidantë për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.
- Ndihmon tretjen dhe redukton dispepsinë me gazra.
- Mbron funksionin e mëlçisë dhe stimulon ekskretimin e tëmthit.
- Përmirëson përthithjen e kurkumës falë pranisë së BioPerine.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Dried Turmeric [Curcuma longa] (rhizome) |
500 mg |
|
Concentrated Turmeric [Curcuma longa] (rhizome) 28:1 extract equivalent to 2800 mg of dried rhizomes standardized to 82% curcuminoids |
100 mg |
|
BioPerine Black Pepper [Piper nigrum] (fruit) 50:1 extract equivalent to 250 mg of dried fruits standardized to 95% piperine |
5 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hypromelosë, stearat magnezi, maltodekstrinë.