SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin B Complex 100mg x 120 Tablets

Suplement ushqimor me formulë të avancuar që përmban vitaminat esenciale të kompleksit B, i formuluar për të mbështetur proceset metabolike të prodhimit të energjisë, funksionin fiziologjik të sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes.
In stock
SKU
Adrien45
Special Price 2 810 Lekë Regular Price 3 120 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin B Complex përmban një game të gjerë vitaminash esenciale të grupit të vitaminave B.

Formula e këtij suplementi është shumë e pasur dhe secili prej përbërësve ka funksion optimal për organizmin.

Përbërësit kryesorë të këtij suplementi dhe vetitë e tyre janë:

  1. Vitamina B1 (Tiaminë) – Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe zemrës. 
  2. Vitamina B2 (Riboflavinë) – Ndihmon në prodhimin e energjisë qelizore, mbështet funksionin normal të sistemit nervor dhe kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  3. Vitamina B3 (Niacinë) – Mbështet metabolizmin energjetik dhe funksionimin normal të sistemit nervor, si dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes. 
  4. Vitamina B5 (Acid Pantotenik) – Luajnë rol kyç në sintezën dhe metabolizmin e hormoneve steroide, vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve, duke kontribuar në performancën mendore normale. 
  5. Vitamina B6 (Piridoksinë) – Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, në funksionin e sistemit imunitar dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal. 
  6. Vitamina B12 (Kobalaminë) – Është thelbësore për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, funksionimin e sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes. 
  7. Acidi folik (Vitamina B9) – Kontribuon në sintezën e ADN-së, ndarjen qelizore dhe formimin normal të gjakut, si dhe është veçanërisht i rëndësishëm gjatë periudhave të rritjes dhe shtatzënisë. 
  8. Biotina (Vitamina B7) – Mbështet metabolizmin e makronutrientëve dhe kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe mukozave në gjendje normale. 
  9. Kolinë bitartrate – Mbështet metabolizmin normal të yndyrnave dhe funksionin e mëlçisë, si dhe luan rol në transmetimin nervor. 
  10. Inozitol – Përfshihet në sinjalizimin qelizor dhe metabolizmin e yndyrnave, duke kontribuar në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe metabolik. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet metabolizmin normal të energjisë. 
  2. Kontribuon në reduktimin e lodhjes. 
  3. Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja. 

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë

Vitamin B1 (thiamin mononitrate)

100 mg

Vitamin B2 (riboflavin)

100 mg

Vitamin B3 (niacinamide)

100 mg

Vitamin B5 (calcium d-pantothenate)

100 mg

Vitamin B6 (pyridoxine hydrochloride)

100 mg

Vitamin B12 (cyanocobalamin)

100 mcg

Folic acid

400 mcg

Biotin

100 mcg

Choline bitartrate

100 mg

Inositol 

100 mg

 

 

Back to Top