SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin B12 1000mcg x 100 Tablets

Suplement ushqimor, i formuluar për të ndihmuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe metabolizmin e lëndëve ushqyese, të tilla si proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
In stock
SKU
Adrien46
Special Price 1 550 Lekë Regular Price 1 720 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin B12 ka si përbërës kryesorë të formulës së tij vitaminën B12, e njohur ndryshe edhe me emrin cianokobalamin, e cila është një vitaminë që luan një rol kyç në metabolizmin e lëndëve ushqyese dhe kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

  • Vitamina B12 (cianokobalamin):

Vitamina B12 është një përbërës i tretshëm në ujë, i domosdoshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut, funksionin neurologjik, dhe metabolizmin e energjisë.

Marrja e vitaminës B12 përmes suplementit siguron një nivel të qëndrueshëm të kësaj vitamine, sidomos te individët me dietë vegane, të moshuarit ose ata me probleme të përthithjes intestinale.

Vitamina B12 kontribuon gjithashtu në shëndetin kardiovaskular duke ndihmuar në metabolizmin e homocisteinës dhe në mbështetjen e energjisë së përditshme, duke reduktuar lodhjen.

Ky suplement është një mënyrë e sigurt dhe e efektshme për të siguruar që trupi të marrë këtë vitaminë thelbësore në nivelet optimale për mirëqenie dhe shëndet të përgjithshëm.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. 
  2. Ndihmon trupin të metabolizojë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat. 
  3. Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës B12.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor të mëngjesit.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë

Vitamin B12 (cyanocobalamin)

1000 mcg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Vaj karnauba, dioksid silikoni koloidal, dikalcium fosfat dihidrat, hidroksipropil metilcelulozë, hipromeloze, stearat magnezi, mikrokristaline celulozë, ujë i purifikuar.

Back to Top