SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin C 1000mg Prolonged Release x 100 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të siguruar një dozë të lartë dhe të qëndrueshme të vitaminës C, duke mbështetur sistemin imunitar, funksionin normal të qelizave dhe prodhimin e energjisë, si dhe duke ndihmuar në mbrojtjen e trupit nga stresit oksidativ.
In stock
SKU
Adrien47
Special Price 1 800 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin C Prolonged Release ka si përbërës kryesor të formulës së tij, vitaminën C në një dozë prej 1000 mg.

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin C Prolonged Release është një suplement me fuqi të lartë antioksidante, i formuluar për të siguruar lirimin e qëndrueshëm të vitaminës C gjatë gjithë ditës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për organizmin.

  • Vitamina C:

Vitamina C është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm, duke luajtur një rol kyç në funksionin e sistemit imunitar, formimin e kolagjenit, dhe mirëmbajtjen e kockave, kërcit, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Përveç këtyre funksioneve, vitamina C ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat dhe proteinat, kontribuon në formimin e indeve lidhëse dhe është një faktor i rëndësishëm në shërimin e plagëve.

Si antioksidant, ajo ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të oksigjenit, duke mbrojtur qelizat dhe indet nga dëmtimi oksidativ.

Suplementi gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e kohëzgjatjes dhe simptomave të virozave të stinës, duke mbështetur shëndetin dhe energjinë e përditshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në rritjen e imunitetit dhe përmirëson rezistencën e trupit ndaj infeksioneve, duke ndikuar në reduktimin e kohëzgjatjes dhe simptomave të virozave të stinës. 
  2. Luan rol thelbësor në formimin e kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëmbajtjen normale të kockave, kërcit, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, dhe ndihmon në shërimin e plagëve. 
  3. Mbron qelizat dhe indet nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. 
  4. Ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat dhe proteinat. 
  5. Mund të ndihmojë në përmirësimin e përthithjes të hekurit nga ushqimi.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 9 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët mbi moshën 9 vjeç rekomandohet të marrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
  • Të rriturit rekomandohet të marrin 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë 

Vitamin C (ascorbic acid)

1000 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hipromeloze, acid stearik, stearat magnezi, dioksid silikoni, vaj karnauba, Opadry II White (përmban poliivinil alkohol, dioksid titani, polietilen glikol, talk dhe oksid hekuri).

Back to Top