SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin C 500mg Citrus Flavour x 120 Chewable Tablets

Suplement ushqimor antioksidant i fuqishëm me shije agrumesh, i formuluar për të mbështetur funksionin normal të sistemit imunitar, formimin e kolagjenit, dhe shëndetin e përgjithshëm.
In stock
SKU
Adrien48
Special Price 1 400 Lekë Regular Price 1 560 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin C është një suplement me shije agrumesh (citrus flavour) që si përbërës kryesor të formulës së tij ka vitaminën C në një dozë prej 500 mg, e cila ndihmon në ruajtjen e një shëndeti të mirë dhe kontribuon në zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave, kërceve, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

  • Vitamina C:

Vitamina C është një përbërës i tretshëm në ujë me rëndësi thelbësore për trupin, duke luajtur një rol kyç në formimin dhe mirëmbajtjen e kockave, kërcit, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, si dhe në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për indet lidhëse dhe shërimin e plagëve.

Përveç kësaj, vitamina C ka veprim antioksidant, duke mbrojtur qelizat dhe indet nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ.

Ajo gjithashtu ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat dhe proteinat, dhe kontribuon në përmirësimin e përthithjes të hekurit nga ushqimi.

Ky suplement vjen në formën e tabletave për t’u përtypur është i pasur me bioflavonoide natyrale dhe ekstrakte bimore si acerola dhe rose hips, që i shtojnë vlerë antioksidante dhe përforcojnë mbështetjen imunologjike.

Forma e tij e bën marrjen më të lehtë dhe të këndshme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave të zakonshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin e sistemit imunitar dhe rezistencën ndaj infeksioneve. 
  2. Promovon zhvillimin e shëndetshëm të kockave, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. 
  3. Ndihmon në shërimin e plagëve dhe riparimin e indeve. -I pasur me antioksidantë natyralë të shtuar (acerola, rose hips, rutinë, hesperidin).
  4. Vjen në formën e tabletave që përtypen dhe kjo e bën më të lehtë marrjen e tij. 
  5. I përshtatshëm për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme në ditë.
  • Fëmijët e moshës 9- 13 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në dy herë në ditë.
  • Adoleshentët e moshës 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në tri herë në ditë.
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në katër herë në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplemnetit të bëhet pas vaktit ushqimor.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta të përtypshme.
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë të Përtypshme

Vitamin C (ascorbic acid + sodium ascorbate)

500 mg

Acerola (Malpighia glabra) berry

1 mg

Rose Hips (Rosa canina)

1 mg

Citrus Bioflavonoids (Citrus limon)

1 mg

Hesperidin (Citrus limon)

1 mg

Rutin (Dimorphandra mollis)

1 mg

Orange Peel (Citrus sinensis)

1 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid citrik, maltodekstrinë, aromë natyrale citrus/portokalli/tangerinë/tropikale, ngjyrë turmerik, sukralozë, sheqer, sorbitol, stearat magnezi, dioksid silikoni, acid stearik.

Back to Top