Adrien Gagnon Vitamin C 500mg Orange Flavour x 120 Chewable Tablets
Suplementi Adrien Gagnon Vitamin C është një suplement me shije portokalli (orange flavour) që si përbërës kryesor të formulës së tij ka vitaminën C në një dozë prej 500 mg, e cila ndihmon në ruajtjen e një shëndeti të mirë dhe kontribuon në zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave, kërceve, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.
- Vitamina C:
Vitamina C është një përbërës i tretshëm në ujë me rëndësi thelbësore për trupin, duke luajtur një rol kyç në formimin dhe mirëmbajtjen e kockave, kërcit, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, si dhe në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për indet lidhëse dhe shërimin e plagëve.
Përveç kësaj, vitamina C ka veprim antioksidant, duke mbrojtur qelizat dhe indet nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Ajo gjithashtu ndihmon trupin të metabolizojë yndyrnat dhe proteinat, dhe kontribuon në përmirësimin e përthithjes të hekurit që merret nga një dietë ushqimore.
Ky suplement vjen në formën e tabletave për t’u përtypur dhe është i pasur me bioflavonoide natyrale dhe ekstrakte bimore si acerola dhe rose hips, që i shtojnë vlerë antioksidante dhe përforcojnë mbështetjen imunologjike.
Forma e tij e bën marrjen më të lehtë dhe të këndshme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave të zakonshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në përmirësimin e imunitetit në rastet e rezistencës së ulët ndaj infeksioneve.
- Vepron si antioksidant për ruajtjen e shëndetit të mire.
- Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave, kërceve, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.
- Ndihmon organizmin në metabolizimin e proteinave dhe yndyrnave.
- Ndihmon në shërimin e plagëve dhe formimin e indit lidhor.
- Suplementi është në një formë farmaceutike; tableta të përtypshme, të cilat e bëjnë marrjen e suplementit lehtësisht më të pranueshme si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme në ditë.
- Fëmijët e moshës 9- 13 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në dy herë në ditë.
- Adoleshentët e moshës 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në tri herë në ditë.
- Të rriturit: Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme, një deri në katër herë në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi për të gjitha grupmoshat të bëhet pas ushqimit.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë të Përtypshme |
|
Vitamin C (ascorbic acid and sodium ascorbate) |
500 mg |
|
Acerola [Malpighia glabra] (berry) |
1 mg |
|
Rose Hips [Rosa canina] (fruit) |
1 mg |
|
Citrus Bioflavonoids [Citrus limon] (fruit) |
1 mg |
|
Hesperidin [Citrus limon] (fruit) |
1 mg |
|
Rutin [Dimorphandra mollis] (fruit) |
1 mg |
|
Orange [Citrus sinensis] (peel) |
1 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid citrik, stearat magnezi, maltodekstrinë, aroma natyrale (portokall, mandarinë), ngjyrues natyral i kuq (nga fruta dhe perime), dioksid silici, acid stearik, sukralozë, sheqer, ngjyrues natyral i verdhë (shafran Indie – turmeric).