SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin D3 1.000 IU x 120 Chewable Tablets

Suplement ushqimor i cili vjen në formën e tabletave të përtypshme me shije portokalli, i formuluar për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe sistemit imunitar, duke ndihmuar në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit.
In stock
SKU
Adrien51
Special Price 1 050 Lekë Regular Price 1 170 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin D3 1.000 IU përbërës kryesor në formulimin e tij ka vitaminën D3, e cila ka si funksion të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.

  • Vitamina D3:

Vitamina D3 është një vitaminë e tretshme në yndyrna që luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Ajo ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit, të cilët janë elementë thelbësorë për zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.

Përdorimi i Vitaminës D3 kontribuon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e trupit nga infeksionet.

Përveç funksionit të saj të njohur në shëndetin kockor, vitamina D3 ndikon në mbi 200 gjene, duke mbështetur procese të ndryshme biologjike, përfshirë rregullimin e inflamacionit dhe shëndetin muskulo-skeletor.

Ky suplement është i përshtatshëm për të gjithë familjen, veçanërisht gjatë periudhave me ekspozim të ulët ndaj diellit, si gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur niveli natyral i vitaminës D mund të ulet.

Përdorimi i rregullt i Vitaminës D3 ndihmon në mbajtjen e kockave të forta, dhëmbëve të shëndetshëm, si dhe funksionimit normal të sistemit imunitar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës D3. 
  2. Ndihmon në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit në organizëm. 
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Suplementi vjen në formën e tabletave të përtypshme, të cilat janë shumë praktike për përdorim. 
  5. Suplementi ka një shije të këndshme portokalli, që e bën lehtësisht të pranueshëm nga grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.

Doza e rekomanduar e këtij suplementi është e njëjtë si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta të përtypshme
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë të Përtypshme

Vitamin D3 (cholecalciferol)

25 mcg (1000 IU)

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid citrik, stearat magnezi, aromë natyrale portokalli, dioksid silici, acid stearik, sukrozë.

 

Back to Top