Adrien Gagnon Vitamin D3 2.500 IU x 75 Softgels
Suplementi Adrien Gagnon Vitamin D3 2.500 IU përbërës kryesor në formulimin e tij ka vitaminën D3, e cila ka si funksion të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.
- Vitamina D3:
Vitamina D3 është një vitaminë e tretshme në yndyrna, thelbësore për shumë funksione të trupit. Ajo luan një rol kryesor në mbështetjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, duke promovuar përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit, të cilët janë elementë kyç për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e strukturave skeletore.
Përdorimi i rregullt i vitaminës D3 ndihmon gjithashtu në parandalimin e osteoporozës dhe forcimin e kockave te të rriturit dhe tek fëmijët.
Vitamina D3 kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet dhe duke rregulluar përgjigjet imune.
Studimet tregojnë se ajo ndikon në mbi 200 gjene, duke përfshirë ato që lidhen me rregullimin e inflamacionit, shëndetin muskulo-skeletor dhe funksionin kardiovaskular.
Për shkak se është vitaminë e tretshme në yndyrna, vitamina D3 përthithet më mirë kur merret në forma të tretshme, si kapsula të buta xhelatinoze (softxhele), ku shpesh përzihet me vajra të shëndetshëm (p.sh. vaj ulliri).
Marrja e vitaminës D3 rekomandohet veçanërisht në periudhat me ekspozim të ulët ndaj diellit, si gjatë dimrit, ose në raste kur dieta nuk ofron sasinë e mjaftueshme të ushqimeve të pasura me vitaminë D.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës D.
- Vitamina D kur kombinohet me një sasi të mjaftueshme kalciumi, së bashku me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta, mund të ulë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës te personat me mungesë të vitaminës D.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur për shkak të dozës së lartë të vitaminës D.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Xhelatinoze |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
62.5 mcg (2,500 IU) |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, glicerinë, vaj ulliri.