SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Vitamin D3 Sugar Free 1.000 IU x 60 Gummies

Suplement ushqimor pa sheqer i cili vjen në formën e karameleve xhelatinoze të përtypshme me shije mango dhe luleshtydhe, i formuluar për të mbështetur dhe përmirësuar shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe sistemit imunitar, duke ndihmuar në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit.
In stock
SKU
Adrien52
Special Price 1 530 Lekë Regular Price 1 700 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Vitamin D3 Sugar Free 1.000 IU përbërës kryesor në formulimin e tij ka vitaminën D3, e cila ka si funksion të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.

  • Vitamina D3: 

Vitamina D3 është një vitaminë e tretshme në yndyrna që luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Ajo ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit, të cilët janë elementë thelbësorë për zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.

Përdorimi i Vitaminës D3 kontribuon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e trupit nga infeksionet.

Përveç funksionit të saj të njohur në shëndetin kockor, vitamina D3 ndikon në mbi 200 gjene, duke mbështetur procese të ndryshme biologjike, përfshirë rregullimin e inflamacionit dhe shëndetin muskulo-skeletor.

Ky suplement është i përshtatshëm për të gjithë familjen, veçanërisht gjatë periudhave me ekspozim të ulët ndaj diellit, si gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur niveli natyral i vitaminës D mund të ulet.

Përdorimi i rregullt i Vitaminës D3 ndihmon në mbajtjen e kockave të forta, dhëmbëve të shëndetshëm, si dhe funksionimit normal të sistemit imunitar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës D3. 
  2. Ndihmon në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit në organizëm. 
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Suplementi nuk përmban sheqer në përbërjen e tij dhe kjo e bën që të jetë më i preferueshëm të përdoret tek personat diabetikë, krahasuar me suplementet e tjera të vitaminës D3. 
  5. Suplementi vjen në formën e karameleve xhelatinoze të përtypshme, të cilat janë shumë të preferueshme sidomos nga fëmijët. 
  6. Suplementi ka një shije të këndshme të frutave si mango dhe luleshtrydhe, që e bën lehtësisht të pranueshëm nga grupmosha të ndryshme, kryesisht nga fëmijët.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.

Doza e rekomanduar e këtij suplementi është e njëjtë si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 karamele xhelatinoze të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Karamele Xhelatinoze të përtypshme ( Gummies )
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Gummy

Vitamin D3 (cholecalciferol)

25 mcg (1,000 IU)

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Dylli Karnauba, acid malik, shurupi i maltitolit, ngjyrues natyralë (annatto, karotë e zezë), aroma natyrale (mango, luleshtrydhe), pektinë, benzoat natriumi, citrat trisodium dihidrat, ujë, ksilitol.

Back to Top