Adrien Gagnon Zinc 50mg x 100 Tablets
Suplementi Adrien Gagnon Zinc si përbërës kryesor në fomulimin e tij ka zikun, në formën e kripës së glukonatit të zinkut në një dozë prej 50 mg, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme, funksionin imunitar, shëndetin e prostates, në shërimin e plagëve dhe në procesin metabolik.
- Zinku:
Zinku është një mineral thelbësor që luan një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe në funksione vitale të trupit.
Ai është i përfshirë në më shumë se 300 enzima, duke ndihmuar në procese të ndryshme biologjike, përfshirë:
- Funksionin imunitar: Zinku kontribuon në zhvillimin dhe aktivitetin e qelizave të sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të luftojë infeksionet dhe të mbajë një përgjigje imune të balancuar.
- Shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve: Ai ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe indit lidhës, duke mbështetur shërimin e plagëve dhe shëndetin e lëkurës.
- Funksionin e sistemit riprodhues: Tek meshkujt, zinku është i rëndësishëm për shëndetin e prostatës dhe prodhimin e spermës.
- Metabolizmin e lëndëve ushqyese: Zinku ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, duke ndikuar në prodhimin e energjisë dhe funksionin optimal të trupit.
- Shija dhe nuhatja: Ky mineral është i përfshirë në funksionimin e receptorëve të shijes dhe nuhatjes.
Përveç këtyre funksioneve, marrja e një suplementi me zink është veçanërisht e rëndësishme sot, sepse tokat dhe ushqimet mund të jenë të varfra me zink, duke e bërë suplementimin një mënyrë të sigurt për të shmangur mungesën e këtij minerali kaq thelbësor për organizmin.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme.
- Ndihmon trupin të metabolizojë karbohidrate, yndyra dhe proteina.
- Ndihmon në mirëmbajtjen e funksioneve imunitare.
- Ndihmon funksionimin e duhur të prostatës.
- Ndihmon në shërimin e plagëve.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse jeni në një trajtim medikamentoz, rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së medikamenteve tuaja.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë |
|
Elemental Zinc (gluconate) |
50 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Stearat magnezi, celulozë mikrokristaline, silikagel.