Vitamina dhe Suplemente

Allkidz BioActive Iron Liquid, 100ml

Suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar për foshnja dhe fëmijë nga 6 muajsh, që siguron hekur në një formë të përshtatshme për të kontribuar në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe në transportin normal të oksigjenit në organizëm.
In stock
SKU
Allkidz6
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Allkidz BioActive Iron Liquid është një suplement ushqimor me hekur në formë të lëngshme, i formuluar posaçërisht për foshnja dhe fëmijë nga 6 muajsh, për të plotësuar nevojat e tyre për hekur gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit. Hekuri kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, si dhe në transportin normal të oksigjenit në organizëm.

Formula përdor një formë të mikronizuar dhe të mikroenkapsuluar të hekurit, e krijuar për ta bërë marrjen e tij më të përshtatshme për fëmijët dhe për të reduktuar shijen metalike që shoqëron shpesh suplementet e hekurit. Forma e lëngshme dhe shija e këndshme e bëjnë suplementin të lehtë për t’u administruar, edhe për fëmijët që janë të përzgjedhur në ushqim.

Formula është me bazë bimore, vegane, pa sheqer, pa gluten dhe pa aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Hekur (si pirofosfat hekuri III) –> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, në transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe në reduktimin e dobësisë trupore. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formë e lëngshme me shije të mirë, e përshtatshme për foshnja dhe fëmijë nga 6 muajsh.
  2. Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe ne transportin e oksigjenit në organizëm.
  3. Formulë e butë për traktin tretës dhe e përshtatshme për përdorim të përditshëm sipas dozimit të rekomanduar. 
  4. Pa sheqer, pa gluten dhe pa aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë.

Suplementi Allkidz BioActive Iron Liquid është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur, fëmijë dhe foshnja mbi 6 muajsh, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Foshnjat 6-12 muajsh: Rekomandohet të marrin 2 ml, dy herë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 1-3 vjeç: Rekomandohet të marrin 3 ml, një herë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 4-13 vjeç: Rekomandohet të marrin 4 ml, një herë në ditë.
  • Djemtë e moshës 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 4 ml, një herë në ditë.
  • Vajzat e moshës 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 5 ml, një herë në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 100 ml.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 ml

Hekur (si pirofosfat hekuri III, hekur elementar)

3 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Ujë i purifikuar, ksilitol, niseshte, glicerinë bimore, gomë ksantani, sorbat kaliumi dhe lecitinë luledielli.

Back to Top