Allkidz Magnesium Gummies x 80
Allkidz Magnesium Gummies është një suplement ushqimor me magnez, i formuluar posaçërisht për fëmijët mbi moshën 4 vjeç, për të plotësuar nevojat e organizmit për këtë mineral të rëndësishëm gjatë rritjes dhe zhvillimit. Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë dhe në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.
Formula siguron 55 mg magnez elementar për çdo gummy (haribo), në formën e citratit të magnezit, dhe ofrohet në një format praktik me shije frutash që e bën marrjen e përditshme më të lehtë dhe më të këndshme për fëmijët.
Është një formulë me bazë bimore, e përshtatshme për vegjetarianë dhe veganë, pa xhelatinë, gluten, sheqer të shtuar, aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë dhe pa konservues.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnez (si citrat magnezi) –> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, në metabolizmin normal të energjisë, si dhe në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normal.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
- Suplementi vjen në formë haribo me shije frutash, e cila e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.
- Pa gluten dhe pa aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë.
- Pa sheqer të shtuar në sipërfaqen e gomëzave.
Suplementi Allkidz Magnesium Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 deri në 2 haribo, një herë në ditë.
- Fëmijët e moshës 9-13 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 deri në 4 haribo, një herë në ditë.
- Fëmijët e moshës 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 deri në 6 haribo, një herë në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 gummy (haribo) |
|
Magnez (si citrat magnezi) |
55 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer natyral kallami, pektinë, acid citrik, citrat natriumi, aromë natyrale mjedre, ngjyrues natyral (lëng karote vjollcë), trigliceride me zinxhir të mesëm dhe dyll palme braziliane (i certifikuar për qëndrueshmëri).