Vitamina dhe Suplemente

Allkidz Multi Gummy Bears x 110 Gummies

Suplement multivitaminik për fëmijë në formë të karameleve të përtypshme, i cili ndihmon në plotësimin e lëndëve ushqyese të përditshme dhe mbështet sistemin imunitar, rritjen dhe shëndetin e përgjithshëm.
In stock
SKU
Allkidz2
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Allkidz Multi Gummy Bears është një suplement multivitaminik për fëmijë, i formuluar për të mbështetur nevojat ushqyese të përditshme gjatë rritjes.

Ai përmban një kombinim të vitaminave dhe mineraleve thelbësore si vitamina A, kompleksi i vitaminave B, vitamina C, vitamina D3 dhe zinku, të cilat kontribuojnë në funksionin normal të sistemit imunitar, nivelet e energjisë dhe zhvillimin e shëndetshëm të kockave dhe dhëmbëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina A –> Mbështet shikimin normal dhe kontribuon në funksionimin e shëndetshëm të sistemit imunitar dhe rritjes së qelizave. 
  • Kompleksi i vitaminave B –> Ndihmon në metabolizmin e energjisë dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes. 
  • Vitamina C –> E rëndësishme për sistemin imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. 
  • Vitamina D3 –> Kontribuon në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të fortë dhe ndihmon përthithjen e kalciumit. 
  • Zinku –> Mbështet sistemin imunitar, rritjen normale dhe funksionet metabolike të organizmit. 

Formula është e pastër dhe e sigurt për përdorim të përditshëm, pa përbërës artificialë, pa alergjenë të zakonshëm dhe pa sheqer, duke e bërë të përshtatshme për fëmijët mbi moshën 4 vjeç.

Ky suplement i cili ka një shije natyrale frutash është krijuar për t’u pranuar lehtësisht nga fëmijët, duke e bërë plotësimin e vitaminave një pjesë të thjeshtë të rutinës së tyre ditore.

Suplementi Allkidz Multi Gummy Bears Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët e moshës mbi 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme;

  • Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 haribo të përtypshme në ditë.
  • Adoleshentët 9-18 vjeç: Rekoamndohet të marrin 4 haribo të përtypshme në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementit të bëhet pas vakteve ushqimore.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

110 Gummies/ Haribo të përtypshme.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 gummy (haribo të përtypshme)
Biotinë

23 mcg

Folat (Acid folik)

60 mcg

Jod (Jodur kaliumi)

15 mcg

Vitaminë A (all-trans-Palmitat retinili)

225 mcg RAE

Vitaminë B5 (D-pantotenat kalciumi)

1.25 mg

Vitaminë B6 (Hidroklorur piridoksine)

0.25 mg

Vitaminë B12 (Metilkobalaminë)

1.5 mcg

Vitaminë C (Acid askorbik)

7.5 mg

Vitaminë D3 (Kolekalciferol)

3.75 mcg
(150 IU)

Vitaminë E (d-alfa Tokoferol)

5 mg AT
(7.45 IU)

Zink (Citrat zinku)

1.1 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer natyral kallami, xhelatinë (me origjinë gjedhi, e certifikuar Halal), koncentrat lëngu molle, acetat amidoni, acid citrik, vaj kokosi, aromatizues natyralë (portokall, luleshtrydhe), acid malik, trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT), citrat natriumi, ngjyrues natyralë (beta-karoten, lëng karote vjollcë), ekstrakt i frutit monk, fibra agrumesh, dyll nga palma braziliane (i certifikuar për qëndrueshmëri).

Back to Top