Allkidz Probiotic Drops, 10ml
Allkidz Probiotic Drops është një suplement ushqimor probiotik në formë pikash, i formuluar posaçërisht për fëmijët e moshës nga 1 deri në 12 vjeç, që kombinon Lactobacillus rhamnosus GG dhe Bifidobacterium animalis për të kontribuar në ruajtjen e një flore të shëndetshme të zorrëve, funksionimin normal të sistemit tretës dhe kujdesin ndaj shëndetit imunitar.
Formula siguron 2 miliardë qeliza bakteriale të gjalla dhe aktive. Formula e këtij suplementi nuk përmban sheqer, gluten, konservues, aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë dhe është pa alergjenët e zakonshëm.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Lacticaseibacillus rhamnosus GG –> Një shtam probiotik i studiuar klinikisht që kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së zorrëve dhe në funksionimin e shëndetshëm të sistemit tretës.
- Bifidobacterium animalis subsp. lactis DSM 15954 –> Një shtam probiotik i studiuar klinikisht që kontribuon në funksionimin e rregullt të zorrëve dhe në ruajtjen e shëndetit të sistemit tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në shëndetin e sistemit tretës dhe në ruajtjen e një flore të favorshme të zorrëve.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionimit të rregullt të zorrëve, falë kombinimit të dy shtameve probiotike të studiuara klinikisht.
- Kontribuon në përmirësimin e sistemit tretës dhe sistemit imunitar.
- Ka një formulë të pastër dhe të përshtatshme për fëmijët, pa sheqer, gluten, konservues, aromatizues, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë, si dhe pa alergjenët e zakonshëm.
- Suplementi vjen në formë të lëngshme, duke e bërë më të lehtë dhe praktik përdorimin e përditshëm tek fëmijët.
Suplementi Allkidz Probiotic Drops është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët e moshës 1 deri në 12 vjeç.
Rekomandohet të marrin 7 pika (0,2 ml) një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Suplementi mund të merret direkt ose të përzihet në një lëng të ftohtë për një përdorim më praktik.
Të tundet mirë përpara përdorimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse fëmija është në një trajtim me antibiotikë rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet të paktën 2-3 orë para ose pas marrjes së antibiotikut.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 7 pika (0.2 ml) |
|
Lacticaseibacillus rhamnosus GG (qeliza të plota) |
1 miliard CFU |
|
Bifidobacterium animalis subsp. lactis DSM 15954 (qeliza të plota) |
1 miliard CFU |
Përbërësit jo-mjekësorë: Trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT), dioksid silici.