Allkidz Probiotic Gummies x 80
Allkidz Probiotic Gummies është një suplement probiotik i formuluar posaçërisht për fëmijët mbi moshën 3 vjeç, për të kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së zorrëve dhe shëndetit të sistemit tretës, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. Formula përmban Bacillus coagulans LactoSpore, një shtam probiotik i studiuar gjerësisht, që siguron të paktën 500 milionë qeliza probiotike të gjalla dhe aktive për porcion.
Haribot e përtypshme kanë një shije të këndshme yogurti (kosi) dhe janë të lehta për t’u përtypur, duke e bërë marrjen e probiotikëve më të thjeshtë dhe më të përshtatshme për fëmijët. Formula është pa gluten dhe pa aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë, duke e bërë suplementin praktik për përdorim të përditshëm.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Bacillus coagulans MTCC5856 (LactoSpore) –> Është një shtam probiotik që kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së zorrëve dhe në shëndetin normal të sistemit tretës, duke kontribuar gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të mirë të florës së zorrëve dhe shëndetit të sistemit tretës.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar të fëmijëve.
- Mënyrë e thjeshtë dhe e këndshme për përfshirjen e probiotikëve në rutinën e përditshme të fëmijës.
- I përshtatshëm për përdorim tek të gjithë fëmijët mbi moshën 3 vjeç.
- Formula është pa gluten dhe pa aromatizues, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë.
- Suplementi vjen në formë të haribove të përtypshme me shije yougurt, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin nga të gjithë fëmijët.
Suplementi Allkidz Probiotic Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek të gjithë fëmijët mbi moshën 3 vjeç.
Rekomandohet të marrin 1 gummy (haribo) dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse fëmija është në një trajtim me antibiotikë rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet të paktën 2-3 orë para ose pas marrjes së antibiotikut.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 gummy (haribo) |
|
LactoSpore (Bacillus coagulans MTCC5856, qeliza të plota) |
250 milionë CFU |
Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer natyral kallami, xhelatinë (me origjinë bovine, e certifikuar Halal), pluhur jogurti, acid citrik, vaj kokosi, acetat niseshteje, pektinë, acid laktik, acid malik, aromë jogurti, trigliceride me zinxhir të mesëm, citrat natriumi, maltodekstrinë, beta-karoten dhe dyll palme braziliane (i certifikuar për qëndrueshmëri).