Allkidz Vegan Vitamin D3 & K2 Drops, 5ml
Allkidz Vegan Vitamin D3 & K2 Drops është një suplement ushqimor vegan në formë pikash, i formuluar posaçërisht për fëmijët e moshës nga 1 deri në 13 vje, që kombinon vitaminën D3 me origjinë bimore nga likenet dhe vitaminën K2 në formën bioaktive MK-7 për të kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Formula është pa sheqer, pa gluten, pa konservues, aromatizues, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë, si dhe pa alergjenët e zakonshëm, duke ofruar një mënyrë praktike dhe të përshtatshme për marrjen e këtyre vitaminave gjatë periudhave të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina D3 (kolekalciferol) –> Kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina K2 (MK-7) –> Kontribuon në ruajtjen e kockave normale dhe në koagulimin normal të gjakut, duke marrë pjesë në proceset që lidhen me metabolizmin e kalciumit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur posaçërisht për nevojat ushqyese të fëmijëve gjatë rritjes.
- Kombinon vitaminat D3 dhe K2 në një formulë të vetme.
- Kontribuon në zhvillimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme gjatë rritjes.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ofron një formulë vegane, pa sheqer, gluten, konservues dhe alergjenë të zakonshëm.
- Suplementi vjen në formë të lëngshme, duke e bërë më të lehtë dhe praktik përdorimin nga fëmijët.
Suplementi Allkidz Vegan Vitamin D3 & K2 Drops është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët e moshës 1-13 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 1-3 vjeç: Rekomadohet të marrin 2 deri në 3 pika në ditë.
- Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomadohet të marrin 3 pika në ditë.
- Adoleshentët 9-13 vjeç: Rekomadohet të marrin 3 deri në 5 pika në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor kryesor të ditës, nëse është e mundur pas një vakti të pasur me yndyrna për një përthithje më të mirë.
Ky suplement mund të merret direkt ose të shtohet në një pije të preferuar të fëmijës.
Të tundet mirë përpara përdorimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 0.5 ml |
|
Vitamina D3 (kolekalciferol) nga likenet |
200 IU (5 mcg) |
|
Vitamina K2 (menakinon-7, K2VITAL) |
10 mcg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT), vaj ulliri.