Vitamina dhe Suplemente

Allkidz Vitamin C Gummies x 80

Suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar posaçërisht për fëmijët e moshës mbi 3 vjeç, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në metabolizmin normal të energjisë.
In stock
SKU
Allkidz10
Special Price 2 160 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-20%

Allkidz Vitamin C Gummies është një suplement ushqimor me bazë bimore, në formë gummies (haribo) të përtypshme me shije frutash, i formuluar posaçërisht për fëmijët e moshës mbi 3 vjeç dhe familjet e tyre, që siguron 150 mg vitaminë C për çdo haribo për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, në formimin normal të kolagjenit dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Formula është vegane dhe pa xhelatinë, pa gluten, pa aromatizues, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë, si dhe pa alergjenët e zakonshëm dhe konservuesit, ndërsa përmban sheqer natyral kallami dhe ekstrakt të frutit monk si ëmbëlsues dhe nuk ka shtresë sheqeri.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina C (Acid Askorbik) –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave, kërcit, dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe lëkurës, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  2. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, falë vetive antioksiduese të vitaminës C. 
  3. Kontribuon në formimin normal të kolagjenit. 
  4. Formulë me bazë bimore dhe e përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë, pa xhelatinë me origjinë shtazore. 
  5. Suplementi vjen në formë të haribove të përtypshme me shije frutash, duke e bërë marrjen e këtij suplemeti lehtësisht më të pranueshëm nga fëmijët dhe më praktik për të rriturit.

Allkidz Vitamin C Gummies është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm nga fëmijë mbi moshën 3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshë 3 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 haribo të përtypshme në ditë.
  • Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1-2 haribo të përtypshme në ditë.
  • Adoleshentët e moshës 9-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 1-4 haribo të përtypshme në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

80 Gummies / Haribo të përtypshme.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 gummy (haribo të përtypshme)

Vitamina C (Acid Askorbik)

150 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer natyral kallami, glicerinë bimore, pektinë, citrat natriumi, aromatizues natyralë (portokall, ananas), vaj vegjetal, ngjyrues natyralë (beta-karoten, lëng karote vjollcë), ekstrakt i frutit monk, fibra agrumesh, dyll nga palma braziliane (i certifikuar për qëndrueshmëri).

Back to Top