Vitamina dhe Suplemente

Allkidz Vitamin D3 Drops 400 IU, 25ml

Suplement ushqimor në formë pikash i formuluar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët e moshës 0-3 vjeç, i cili ndihmon në zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve, si edhe kontribuon në funksionimin e normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
Allkidz1
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Allkidz Vitamin D3 Drops 400 IU është suplement i formuluar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët e moshës 0 deri në 3 vjeç, i cili siguron dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D3 për përmirësimin e përthithjes së kalciumit dhe zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve.

Forma e vitaminës D3 karakterizohet nga përthithje e lartë dhe efikasitet optimal, ndërsa formulimi në vaj ulliri ekstra të virgjër organik siguron tolerancë të mirë dhe përdorim të lehtë.

Formula është pa alergjenë dhe nuk përmban gluten, sojë, laktozë, sheqer të shtuar, ngjyrues apo konservues artificialë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të kockave dhe dhëmbëve që në moshë të hershme. 
  2. Ndihmon në përthithjen optimale të kalciumit, të nevojshëm për rritje normale. 
  3. Formë e vitaminës D3 me biodisponueshmëri të lartë për efekt më të mirë në organizëm. 
  4. Dozim i saktë dhe i lehtë falë pikatores së përfshirë. 
  5. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm në rutinën e foshnjave dhe fëmijëve. 
  6. Formulë e pastër pa aditivë artificialë dhe pa alergjenë të zakonshëm. 
  7. E përshtatshme për përdorim të përditshëm tek foshnat dhe fëmijet nga 0-3 vjeç.

Suplementi Allkidz Vitamin D3 Drops 400 IU është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm tek foshnat dhe fëmijet nga 0-3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme: 

  • Foshnjat dhe fëmijët deri në 12 muajsh: Rekomandohet të marrin 1 pikë në ditë.
  • Fëmijët e moshës 1-3 vjeç: Rekomandohet të marrin deri në 2 pika në ditë.

Pikat mund të jepen drejtpërdrejt në gojë ose të përzihen me ushqim apo pije të ftohta. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit. 

Tundeni mirë para përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë mnga momenti i hapjes.

Flakon me pikatore, 25 ml. Medicinal ingredients (per 0.25mL): Vitamin D3 400IU (10mcg). Non-medicinal ingredient: Extra Virgin Olive Oi
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 pikë (0.25 ml)

Vitamina D3

400 IU (10 mcg)

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Vaj ulliri ekstra i virgjër.

Back to Top