Allkidz Zinc Gummies x 90
Allkidz Zinc Gummies është një suplement ushqimor me bazë bimore, i krijuar posaçërisht për fëmijët mbi moshën 4 vjeç, që siguron zink në formën e citratit të zinkut, një mineral i rëndësishëm për nevojat ushqyese të organizmit gjatë rritjes dhe zhvillimit.
Formula ofrohet në formën e gummy (haribo) me shije frutash, pa xhelatinë me origjinë shtazore dhe pa aromatizues, ngjyrues ose ëmbëlsues artificialë, duke e bërë marrjen e zinkut më të lehtë dhe të përshtatshme për fëmijët.
Çdo gummy (haribo) përmban 10 mg zink dhe ofron një mënyrë praktike dhe të këndshme për plotësimin e marrjes së këtij minerali, veçanërisht për fëmijët që mund ta kenë të vështirë marrjen e suplementeve në forma të tjera.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Zinku (si citrat zinku) –> Është një mineral thelbësor që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin normal të lëndëve ushqyese, sintezën e ADN-së dhe proteinave, si dhe në rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe në mirëmbajtjen e funksioneve normale të organizmit.
- Zinku kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Merr pjesë në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe në funksionimin normal të shumë proceseve enzimatike.
- Suplementi vjen në formë haribo me shije frutash, duke e bërë më të lehtë dhe praktik përdorimin.
- Formulë me bazë bimore, vegane dhe pa gluten, xhelatinë, konservues dhe alergjenët e zakonshëm.
Suplementi Allkidz Zinc Gummies është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 gummy (haribo) në ditë.
- Fëmijët e moshës 9-13 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 deri në 2 gummies (haribo) në ditë.
- Adoleshentët 14-18 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 deri në 3 gummies (haribo) në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 gummy (haribo) |
|
Zink (si citrat zinku) |
10 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer natyral kallami, pektinë, glicerinë bimore, acid citrik, citrat natriumi, aromatizues natyralë (boronicë dhe mjedër), ngjyrues natyralë (përzierje frutash dhe perimesh), vaj kokosi dhe dyll i palmës braziliane (i certifikuar për qëndrueshmëri).