ESI Aloe Vera Juice Concentrate x 24 Pocket Drinks
ESI Aloe Vera Juice Concentrate është një suplement ushqimor i lëngshëm, i përftuar nga pjesa e brendshme e gjetheve të Aloe Verës, pasi hiqet shtresa e jashtme e tyre. Formula ka përqendrim të lartë të polisakarideve, prej 13 000 mg/litër, dhe është krijuar për të favorizuar proceset natyrale të detoksifikimit dhe për të kontribuar në mirëqenien e sistemit tretës.
Formula nuk përmban aroma ose ngjyrues artificialë, derivate të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ apo sheqerna të shtuara.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Aloe Vera-> Favorizon proceset natyrale të detoksifikimit dhe ka veprim zbutës e qetësues në sistemin tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Favorizon proceset natyrale të detoksifikimit.
- Kontribuon në funksionin normal të mëlçisë dhe mirëqenien e sistemit gastrointestinal.
- Ofron Aloe Vera në formë të përqendruar, me përmbajtje të lartë polisakaridesh natyrale.
- Formati praktik në bustinë mundëson marrjen e produktit me vete dhe përdorimin e tij në çdo moment të ditës.
- Nuk kërkon ruajtje në frigorifer, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim edhe gjatë udhëtimeve ose jashtë shtëpisë.
- Nuk përmban gluten, laktozë, derivate të qumështit, OMGJ apo sheqerna të shtuara.
ESI Aloe Vera Juice Concentrate është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 bustina në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, të tretura në 400 ml ujë.
Mos e tjekaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërës kryesor i formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Koncentrat i lëngut të Aloe Verës, nga xheli i pjesës së brendshme të gjethes |
39.92 ml |