Vitamina dhe Suplemente

ESI Aloe Vera Juice with Fermented Papaya and Elderberry, 500ml

Suplement ushqimor i lëngshëm me Aloe Vera, papaja të fermentuar dhe shtog, i formuluar për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës, proceset natyrale të detoksifikimit të organizmit dhe funksionin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
13608
Special Price 1 040 Lekë Regular Price 1 300 Lekë
-20%

ESI Aloe Vera Juice With Fermented Papaya And Elderberry është një suplement ushqimor i lëngshëm i formuluar me Aloe Vera, papaja të fermentuar dhe ekstrakt të titruar të shtogut, i formuluar për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të sistemit tretës, mbrojtjen natyrale të organizmit dhe proceset natyrale të detoksifikimit.

Formula kombinon këta përbërës me origjinë bimore në një pije të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Aloe Vera përftohet nga pjesa e brendshme e gjetheve të qëruara, ndërsa formula nuk përmban aroma ose ngjyrues artificialë, derivate të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ apo sheqerna të shtuara.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Aloe Vera-> Favorizon proceset natyrale të detoksifikimit dhe ka veprim zbutës e qetësues në sistemin tretës.
  • Papaja e fermentuar-> Ka veti antioksiduese dhe tretëse dhe kontribuon në mbrojtjen natyrale të organizmit.
  • Shtogu (Sambucus nigra)-> Kontribuon në mbrojtjen natyrale të organizmit dhe në funksionimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron një kombinim të përbërësve me origjinë bimore në një formulë të vetme.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës.
  3. Favorizon proceset natyrale detoksifikuese të organizmit.
  4. Shija e papajës e bën produktin më të këndshëm për konsum.
  5. Nuk përmban sheqerna të shtuara.
  6. Është i përshtatshëm për personat që shmangin alkoolin, glutenin dhe laktozën.
  7. Forma e lëngshme e bën praktik për t’u përfshirë në rutinën e përditshme.

ESI Aloe Vera Juice With Fermented Papaya And Elderberry është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni një masë prej 25 ml të holluar në 200 ml ujë, tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 500 ml.
Përbërësit kryesorë të formulës Sasia për dozë ditore

Lëng Aloe Vera i standardizuar, nga xheli i pjesës së brendshme të gjethes

72 g

Frut papaje i fermentuar

1500 mg

Ekstrakt i thatë i shtogut, i titruar në 0,3%

500 mg

Përmbajtja e flavonoideve, e llogaritur si izokuercitrozid

1.5 mg
↑
Back to Top