DERMOKOZMETIKA

Apivita Bee Sun Safe SPF50 Hydra Kids Lotion Spray, 200ml

Mbrojtës dielli në formë spray për fëmijë, me mbrojtje shumë të lartë, i cili ndihmon në mbrojtjen efektive të lëkurës delikate të fëmijëve nga rrezet UV, duke ofruar hidratim dhe aplikim të lehtë gjatë ekspozimit në diell.
In stock
SKU
api85
Special Price 1 940 Lekë Regular Price 3 880 Lekë
-50%

Apivita Bee Sun Safe SPF50 Hydra Kids Lotion Spray është një krem dielli në formë spray me mbrojtje shumë të lartë dhe hipoalergjik, i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve dhe foshnjave mbi 1 vjeç.

Ai ka një teksturë të lehtë dhe jo të yndyrshme, përthithet shpejt pa lënë shenja të bardha, duke e bërë aplikimin të thjeshtë dhe të përshtatshëm për fëmijët aktivë.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje shumë të lartë dhe fotostabile ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
  2. Shumë rezistent ndaj ujit, rërës dhe djersës, ideal për plazh dhe aktivitete verore.
  3. I pasur me alga detare, aloe vera dhe vaj ulliri për të mbajtur lëkurën e ndjeshme të hidratuar.
  4. Përmban ekstrakt kalendule, panthenol dhe bisabolol për të qetësuar lëkurën dhe për të parandaluar irritimet nga dielli.
  5. Përdor ekstraktin e patentuar të propolisit për të mbrojtur qelizat nga faktorët e jashtëm të dëmshëm.
  6. Me 73% përbërës me origjinë natyrale dhe filtra të biodegradueshëm që respektojnë ekosistemin detar dhe koralet.

Aplikoni një sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell.

Mos e aplikoni direkt në fytyrë ,por spërkateni fillimisht në duar dhe më pas përhapeni në fytyrë.

Riaplikoni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.

Shmangni qëndrimin e zgjatur në diell, edhe kur përdorni produkt mbrojtës ndaj diellit.

Shmangni zonën rreth syve. 

Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. 

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me spray, 200 ml.

Ingredients : Aqua/Water/Eau, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Isoamyl Laurate, Ethylhexyl Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Aqua/Water/Eau, Sorbitol, Triheptanoin, C13-15 Alkane, Glycerin, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Microcrystalline Cellulose, Parfum/Fragrance, Maris Aqua/Sea water/Eau de mer, Hydrolyzed Algin, Chlorella Vulgaris Extract, Propolis Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Rosa Canina Fruit Extract, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Tocopherol, Bisabolol, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyglyceryl-6 Oleate, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Triacontanyl PVP, Cellulose Gum, Xanthan Gum, Citric Acid.

Back to Top