Apivita Just Bee Clear Purifying Cleanser Gel, 200ml
Apivita Just Bee Clear Purifying Cleanser Gel është një pastrues për fytyrën në formë xheli, freskues dhe rigjallërues, i krijuar për të trajtuar në mënyrë efektive nevojat e lëkurës së yndyrshme dhe me tendencë akneike, duke e lënë lëkurën të freskët, të pastër dhe më të qetësuar.
Është i pasur me propolis AmC (patenta ekskluzive globale e Apivita), që përmban molekulat me veprim më të fuqishëm antimikrobial të propolisit.
Ka një kombinim të përsosur me acid salicilik me origjinë bimore, një alternativë natyrale ndaj molekulave keratolitike të përdorura gjerësisht.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Pastron thellësisht dhe purifikon lëkurën, pa e tharë, duke e lënë të freskët dhe me shkëlqim natyral.
- Redukton sebumin e tepërt, për një efekt mat të menjëhershëm.
- Parandalon irritimet dhe ruan mikrobiomën e lëkurës me ndihmën e prebiotikëve.
Aplikojeni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë mbi lëkurë të lagur ( fytyrë dhe dekolte).
Masazhojeni derisa të formohet shkumë dhe shpëlajeni tërësisht.
I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, të yndyrshme dhe me tendencë akneike.
I përshtatshëm për adoleshentë dhe të rritur.
Jo komedogjenik dhe pa alkool.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients : Aqua/Water/Eau, Aqua/Water/Eau, Decyl Glucoside, Disodium Cocoamphodiacetate, Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sorbitol, Sodium Chloride, Gluconolactone, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Propolis Extract, Rosa Canina Fruit Extract, Chondrus Crispus Powder/Carrageenan, Polyacrylate Crosspolymer-6, Inulin, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxyacetophenone, PEG-120 Methyl Glucose Trioleate, Sodium Glycolate, Propanediol, Allantoin, Sodium Gluconate, Citric Acid, Fructose, Ethylhexylglycerin, Parfum/Fragrance, Coumarin.