Apivita Keratin Repair Nourish & Repair Hair Mask, 200ml
Apivita Keratin Repair Nourish & Repair Hair Mask është një trajtim intensiv me teksturë të mëndafshtë, pa silikone, i formuluar me 96% përbërës me origjinë natyrale për të përmirësuar në thellësi flokët e thatë dhe të dëmtuar kimikisht.
Ai fokusohet në riparimin e majave të ndara, në reduktimin e këputjes së flokëve deri në 23% dhe në mbrojtjen e fibrës së flokut nga nxehtësia e pajisjeve të stilimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Ofron ushqim të thellë dhe forcon flokët falë mjaltit në liposome.
- Riparon intensivisht flokët e thatë dhe të dëmtuar, mbron nga thyerja dhe ndarja e majave, kontrollon në mënyrë efektive elektrizimin dhe mbron fibrën e flokut nga dëmtimet e shkaktuara nga nxehtësia, falë keratinës bimore.
- Plotëson rezervat natyrale të lipideve të flokut, falë përmbajtjes së proteinave, vajit të ullirit dhe vajit të bajames.
- Lë flokët jashtëzakonisht të butë dhe të mëndafshtë, falë aloe verës dhe vajit të algave.
- Rrit elasticitetin dhe shkëlqimin e flokëve, falë përmbajtjes së biotinës.
Maska është hapi i tretë i rutinës.
Aplikojeni pas larjes me shampoo, një ose dy herë në javë për 3-5 minuta dhe shpëlajeni tërësisht.
Për një trajtim më intensiv, aplikojeni në flokë të tharë me peshqir, mbështilleni me një peshqir dhe lëreni për 15 minuta.
Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokut , të cilët janë të dëmtuar.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Cetearyl Alcohol, Brassicamidopropyl Dimethylamine, Cetyl Alcohol, Jojoba Esters, Aqua/Water/Eau, Cetyl Esters, Triolein, Glycerin, Mel/Honey/Miel, Mel/Honey/Miel, Hydrolyzed Wheat Protein, Arginine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Biotin, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Aspartic Acid, Panthenol, Lactic Acid, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Sodium Gluconate, Tocopherol, Sorbitol, Citric Acid, Lecithin, Xanthan Gum, Sucrose, Trehalose, Glucose, Fructose, Inositol, Sodium Citrate, Olus Oil/Vegetable Oil/Huile végétale, Benzyl Alcohol, Benzoic Acid, Dehydroacetic Acid, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Parfum/Fragrance, Limonene, Linalool, Citronellol.