Apivita Color Protection Hair Mask with Quinoa Proteins & Honey, 200ml
Apivita Color Protection Hair Mask with Quinoa Proteins & Honey është një maskë për një trajtim intensiv, i nivelit profesional, me 97% përbërës me origjinë natyrale, i formuluar posaçërisht për të ruajtur intensitetin e ngjyrës dhe për të riparuar në thellësi flokët e trajtuar dhe të dekoloruar.
Maska Color Protect është e formuluar posaçërisht për nevojat e flokëve të lyer dhe me fije (highlights). Mbyll pigmentin, ruan gjallërinë e ngjyrës dhe i jep flokëve një shkëlqim të parezistueshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Mbyll ngjyrën dhe mbron nga zbehja, falë proteinave të quinoa-s.
- Ruajtja dhe zgjatja e intensitetit të ngjyrës, falë aloe verës dhe 5 vitaminave.
- Ofron trajtim intensiv, hidraton dhe ushqen në thellësi, falë përzierjes së vajrave bimore organike si vaji i ullirit, gjalpi shea dhe vaji i arganit, së bashku me mjaltin e trumzës.
- Ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar nga trajtimet kimike dhe ofron mbrojtje shtesë për majat e ndara, falë vajit të farave Plukenetia Volubilis dhe kompleksit mbrojtës APISHIELD HS.
Aplikojeni pas shampos dhe lëreni të veprojë për 3-5 minuta dhe shpëlajeni mirë.
Për një trajtim më intensiv, aplikojeni në flokë të tharë me peshqir, mbështilleni me një peshqir dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.
Ky produkt është i përshtatshëm për flokë të lyer.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients : Aqua/Water/Eau, C13-15 Alkane, Cetyl Alcohol, Glycerin, Brassicamidopropyl Dimethylamine, Behentrimonium Chloride, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Cetyl Esters, Cetearyl Alcohol, Parfum/Fragrance, Aqua/Water/Eau, Plukenetia Volubilis Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Mel/Honey/Miel, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Panthenol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Jasminum Grandiflorum (Jasmine) Flower Extract, Tocopherol, Arginine, Biotin, Niacinamide, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Hydroxyethylcellulose, Tocopheryl Acetate, Phytantriol, Sodium Gluconate, Aspartic Acid, Dehydroacetic Acid, Lactic Acid, Benzyl Alcohol, Linalool, Citronellol.