Trace Minerals Apple Cider Vinegar 500mg x 60 Gummies
Trace Minerals Apple Cider Vinegar 500mg Gummies është një suplement ushqimor në formë gummies, i përgatitur me uthull molle dhe “mother” (kultura natyrale të dobishme).
Ky suplement ofron një mënyrë praktike dhe të shijshme për të përfshirë uthullën e mollës në rutinën e përditshme, pa shijen e saj të fortë dhe të thartë në formë të lëngshme.
Ai ndihmon në mbështetjen e metabolizmit normal dhe funksionit të sistemit tretës, si pjesë e një diete të ekuilibruar dhe një stili jetese të shëndetshëm. Forma e përtypshme dhe shija e këndshme me luleshtrydhe dhe pjepër e bëjnë të lehtë dhe të këndshëm përdorimin e përditshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në zhvillimin e një metabolizmin normal dhe funksionin normal të sistemit tretës.
- Formë e lehtë për t’u konsumuar, pa shijen e fortë të uthullës së lëngshme.
- E përshtatshme për përdorim të përditshëm si pjesë e rutinës ushqimore
- Alternativë praktike ndaj uthullës tradicionale të mollës
- Suplementi ka një shije të këndshme të frutave që e bën më të lehtë marrjen e tij në mënyrë të rregullt.
Suplementi Trace Minerals Apple Cider Vinegar 500mg Gummies është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 gummy (karamele të përtypshme), një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Ky suplement këshillohet të merret me sa më shumë lëngje.
Nëse është hera e parë që e përdorni këtë suplement, rekomandohet të filloni me 1 gummy në ditë për të vlerësuar tolerancën.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Calories |
5 | |
|
Total Carbohydrate |
3 g | 1 % |
|
Sugar Alcohol |
3 g | * |
|
Organic Apple Cider Vinegar |
500 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Maltitol likuid, maltitol granule, izomalt, pektinë, acid citrik, përzierje shijesh natyrale (luleshtrydhe, melon), citrat natriumi, karotë e zezë organike (për ngjyrë), ujë.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, produkte qumështi, vezë, sojë, maja, xhelatinë, fruta deti, kikirikë apo aditivë artificialë.