NOW Artichoke Extract 450mg x 90 Capsules
NOW Artichoke Extract 450 mg është një suplement ushqimor që përmban ekstrakt të angjinares, të standardizuar në 5% cinarinë, një përbërës natyror i bimës. Suplementi është formuluar për të kontribuar në përmirësimin e funksionit tretës, pasi ekstrakti i angjinares kontribuon në rrjedhjen normale të tëmthit, i cili luan rol të rëndësishëm në tretjen dhe përthithjen e yndyrave. Për këtë arsye, angjinarja përdoret tradicionalisht në formulimet bimore që synojnë të favorizojnë proceset normale të tretjes.
Ekstrakti përmban gjithashtu flavonoide, si luteolina dhe apigenina, të cilat kanë veti antioksiduese dhe kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Këta përbërës lidhen gjithashtu me ruajtjen e funksionit normal të sistemit vaskular.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Ekstrakti i gjetheve të angjinares (Cynara scolymus) –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës, duke favorizuar rrjedhjen e tëmthit dhe tretjen e yndyrave, dhe përmban përbërës me veti antioksiduese.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmban ekstrakt të gjetheve të angjinares, të standardizuar në përbërës karakteristikë të saj.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës.
- Ndihmon në proceset fiziologjike që lidhen me rrjedhjen e tëmthit dhe tretjen e yndyrave.
- Përmban përbërës me veti antioksiduese, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Artichoke Extract 450 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
90 Kapsula.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Artichoke Extract Blend |
450 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsula celuloze), Celulozë Mikrokristaline, Dioksid Silikoni dhe Askorbil Palmitat.
Formula nuk përmban lëndë të tjera si : maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra pemësh ose susam.
Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.