Trace Minerals

Trace Minerals Ashwagandha 300mg x 60 Gummies

Suplement ushqimor i formuluar me ashwagandha (adaptogjen), i cili ndihmon në nxitjen e relaksimit, përballimin e stresit të përditshëm dhe mbështetjen e niveleve normale të energjisë në organizëm.
In stock
SKU
13890
Special Price 2 960 Lekë Regular Price 3 700 Lekë
-20%

Trace Minerals Ashwagandha 300 mg Gummies është një suplement ushqimor në formë gummies (karameleve të përtypshme), i formuluar me Ashwagandha (bimë adaptogjene e përdorur tradicionalisht), e cila ndihmon në përmirësimin e reagimit normal të organizmit ndaj stresit të përditshëm.

Ky suplement kontribuon në sigurimin e relaksimit dhe mirëqenies së përgjithshme, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit fizik dhe mendor.

Forma e përtypshme e bën të lehtë dhe të këndshme përdorimin e përditshëm.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon organizmin të përballojë më mirë stresin e përditshëm. 
  2. Kontribuon në relaksim dhe mirëqenie të përgjithshme. 
  3. Përmirëson ekuilibrin mendor dhe fizik. 
  4. Formë gummy praktike dhe e lehtë për përdorim të përditshëm.

Suplementi Trace Minerals Ashwagandha 300 mg Gummies është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 gummies (karamele të përtypshme), një deri në 3 herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Ky suplement këshillohet të merret me sa më shumë lëngje. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Në kushte me temperatura të larta, gummies mund të ngjiten me njëra-tjetrën, por kjo nuk ndikon në fuqinë, cilësinë apo efektivitetin e produktit.

Mbajeni larg fëmijëve.

60 Gummies ( karamele të përtypshme ).

Përmbajtja: Sasia për dozim: Sasia e % së vlerës ditore
Kalori 10  
Karbohidrate Totale 3 g 1%
Sheqernat totale 2 g *
Vitaminë D3 25 mcg 1000 IU 125%
Natrium 10 mg <1%
Ashwagandha 300 mg *

 

Back to Top