Vitamina dhe Suplemente

NOW Ashwagandha Stress Relief x 60 Capsules

Suplement ushqimor që kombinon ekstraktin e ashwagandhës me peptide bioaktive të qumështit Lactium, i formuluar për të ndihmuar organizmin të përballojë stresin e përditshëm dhe për të kontribuar në relaksimin dhe ekuilibrin mendor.
In stock
SKU
13605
Special Price 3 648 Lekë Regular Price 4 560 Lekë
-20%

NOW Ashwagandha Stress Relief është një suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar organizmin në përballimin e stresit të përditshëm dhe për të favorizuar relaksimin. Formula kombinon ekstraktin e ashwagandhës (Withania somnifera), një bimë e njohur për vetitë e saj adaptogjene, me Lactium, një përbërës bioaktiv i përftuar nga proteinat e qumështit dhe i studiuar për ndikimin e tij në përgjigjen e organizmit ndaj stresit.

Lactium kontribuon në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kortizolit dhe mund të kontribuojë në lehtësimin e stresit të përditshëm, si dhe në përmirësimin e cilësisë së gjumit, duke përfshirë rënien më të shpejtë në gjumë dhe ruajtjen e tij gjatë natës. Në kombinim me ashwagandhën, ky formulim synon të përmirësojë relaksimin dhe përshtatjen e organizmit ndaj ngarkesës së zakonshme të përditshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt ashwagandhe (Withania somnifera) –>Ekstrakt i rrënjës dhe gjetheve të ashwagandhës, i standardizuar në të paktën 2,5% withanolide, i cili përdoret për vetitë adaptogjene dhe për të kontribuar në përshtatjen e organizmit ndaj stresit të përditshëm.
  • Hidrolizat i kazeinës (Lactium) –> Përbërës i përftuar nga proteinat e qumështit, që përmban peptide bioaktive të studiuara për rolin e tyre në mbështetjen e relaksimit, menaxhimin e stresit të përditshëm dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në përballimin e stresit të përditshëm dhe në ruajtjen e ekuilibrit emocional.
  2. Mund të kontribuojë në rënien më të shpejtë në gjumë dhe në përmirësimin e cilësisë së tij.
  3. Përmirëson relaksimin dhe kontribuon në qetësimin e organizmit.
  4. Kombinon ashwagandhën me Lactium, duke bashkuar dy përbërës që janë studiuar për rolin e tyre në menaxhimin e stresit.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Ashwagandha Stress Relief është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mund të merret gjatë ditës për të ndihmuar në përballimin e stresit ose para gjumit për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula vegjetale. 

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Casein Hydrolysate
(Bioactive Milk Peptides) (Lactium)

150 mg *

Ashwagandha Extract
(Withania somnifera) (Root and Leaf)
(min. 2.5% Total Withanolides)

300 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsula celuloze), Acid Stearik (burim bimore) dhe Dioksid Silikoni. Përmban qumësht.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, vezë, peshk, fruta deti, arra pemësh ose susam.

Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

↑
Back to Top