Vitamina dhe Suplemente

NOW Astaxanthin 4mg x 90 Softgels

Suplement ushqimor që përmban astaksantinë, një antioksidant karotenoid i formuluar për të ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të syve, lëkurës dhe sistemit imunitar.
In stock
SKU
11234
Special Price 3 280 Lekë Regular Price 4 100 Lekë
-20%

NOW Astaxanthin 4 mg është një suplement ushqimor që përmban astaksantinë, një karotenoid me origjinë natyrore, i përftuar nga mikroalga Haematococcus pluvialis jo të modifikuara gjenetikisht (jo OMGJ). Astaksantina njihet për vetitë e saj antioksiduese dhe rolin në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili shkaktohet nga veprimi i radikaleve të lira.

Falë këtij veprimi, astaksantina kontribuon në mbështetjen e mbrojtjes qelizore dhe të funksionimit normal të sistemit imunitar. Ky suplement është një burim i përqendruar i këtij karotenoidi dhe mund të përdoret për të plotësuar dietën me përbërës antioksidues, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Astaksantinë –> Karotenoid me origjinë natyrore, i përftuar nga mikroalga Haematococcus pluvialis, me veti antioksiduese që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga veprimi i radikaleve të lira dhe në mbështetjen e përgjigjes së ekuilibruar të sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një burim të përqendruar të astaksantinës, një karotenoid me veti antioksiduese.
  2. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  3. Përmirëson dhe kontribuon në përgjigjen e ekuilibruar të sistemit imunitar.
  4. Suplementi vjen në formë të kapsulave të buta, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Astaxanthin 4 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë në ditë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor të ditës që përmban yndyrna. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula të buta.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Calories

5  
Astaxanthin
(from Haematococcus pluvialis Extract)(AstaReal
)
4mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Vaj organik ekstra i virgjër ulliri, kapsulë xhelatinoze [xhelatinë bovin (pa BSE), glicerinë, ujë] dhe tokoferole të përziera (nga luledielli) / vaj rapese.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, guaskorë ose susam.

↑
Back to Top