Avene Cicalfate+ Hydrating Skin Repairing Emulsion, 40ml
Avene Cicalfate+ Hydrating Skin Repairing Emulsion është një krem riparues dhe hidratues me teksturë të lehtë, i formuluar posaçërisht për të qetësuar, mbrojtur dhe ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës së irrituar pas procedurave dermatologjike sipërfaqësore (si peeling, lazer, microneedling) ose pas tatuazheve.
I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të fytyrës dhe trupit te të rriturit, ai ndihmon në reduktimin e shenjave të parehatisë si skuqja, ndjesia e djegies dhe tërheqja e lëkurës, duke rikthyer komfortin e saj.
Formula e tij kombinon një trio përbërësish aktivë me veprim të qartë:
- [C+-Restore] –> Përbërës postbiotik riparues që mbështet mikrobiomën dhe nxit rigjenerimin e lëkurës.
- Kompleksi Zink–Bakër –> Me veti pastruese dhe antibakteriale, ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm për shërim.
- Uji Termal i Avene –> Qetëson dhe zbut menjëherë lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme.
Me teksturë të lehtë, jo të yndyrshme dhe me ndjesi freskie të menjëhershme, Avene Cicalfate+ Hydrating Skin Repairing Emulsion ndihmon në përshpejtimin e procesit të rikuperimit të lëkurës, duke kontribuar në një rigjenerim më të shpejtë dhe në reduktimin e ndjeshëm të shenjave të irritimit brenda 48 orëve.
I testuar dermatologjikisht dhe me tolerancë të lartë, është ideal për përdorim pas trajtimeve estetike dhe dermatologjike ose tatuazheve.
Aplikoni Avene Cicalfate+ Hydrating Skin Repairing Emulsion të paktën 2 herë në ditë në zonën e irrituar, menjëherë pas një procedure dermatologjike ose tatuazhi, dhe vazhdoni përdorimin deri në shërimin e plotë të lëkurës.
Në rast përdorimi pas procedurave dermatologjike, aplikojeni 2 herë në ditë në lëkurë të dëmtuar, që nga dita e parë deri në përmirësimin e dukshëm të saj.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Caprylic/Capric Triglyceride. Glycerin. Pentaerythrityl Tetracaprylate/Tetracaprate. Triethylhexanoin. Squalane. Cetearyl Alcohol. Behenyl Alcohol. Niacinamide. C20-22 Alkyl Phosphate. C20-22 Alcohols. Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (Butyrospermum Parkii Butter). Aquaphilus Dolomiae Ferment Filtrate. Arginine. Caprylyl Glycol. Cetearyl Glucoside. Copper Sulfate. Sodium Benzoate. Sodium Hyaluronate. Sodium Hydroxide. Tocopheryl Acetate. Tromethamine. Xanthan Gum. Zinc Sulfate.