DERMOKOZMETIKA

Avene Cicalfate+ Scar Gel, 40ml

Xhel riparues me tolerancë të lartë, i formuluar për të përmirësuar pamjen e shenjave të lëkurës dhe për të mbështetur procesin natyral të rigjenerimit të saj, duke ofruar kujdes të butë dhe të vazhdueshëm për lëkurën e dëmtuar.
In stock
SKU
Avene81
Special Price 1 200 Lekë Regular Price 1 500 Lekë
-20%

Avene Cicalfate+ Scar Gel është një xhel mbrojtës dhe riparues, i formuluar për të përmirësuar pamjen e shenjave në fytyrë dhe trup, duke mbështetur procesin natyral të rimodelimit të lëkurës pas procedurave kirurgjikale ose dermatologjike, pasi lëkura të jetë e re-epitelializuar plotësisht.

Avene Cicalfate+ Scar Gel ka një formulë të pasur me përbërës kryesorë të tillë si;

  • [C+Restore]-> Përbërës postbiotik i patentuar, i derivuar nga Uji Termal i Avène, i cili mbështet procesin e riparimit të lëkurës. 
  • Dimetikoni-> Formon një film mbrojtës në sipërfaqen e lëkurës, duke reduktuar humbjen e ujit dhe duke ruajtur një mjedis të lagësht të favorshëm për shërim. Ai ndihmon në uljen e kruajtjes dhe skuqjes, duke mbështetur procesin e rikuperimit dhe reduktimin e shenjave. 
  • Acidi hialuronik-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe ruajtjen e nivelit optimal të lagështisë. 

Indikohet pas procedurave kirurgjikale ose dermatologjike si prerje cezariane, radiodermatit, tiroidektomi ose plagë në fytyrë dhe trup, tek të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç.

Me përdorim të rregullt, përmirësimi i pamjes së shenjave mund të vihet re që pas rreth 3 javësh.

Tekstura e tij e lehtë lehtëson masazhimin e zonës së prekur, një hap i rëndësishëm në kujdesin ditor të shenjave, ndërsa ofron gjithashtu një efekt qetësues të menjëhershëm që ndihmon në reduktimin e ndjesisë së parehatisë.

Në përgjithësi, Avene Cicalfate+ Scar Gel kombinon mbrojtjen, hidratimin dhe komfortin për të mbështetur përmirësimin gradual të pamjes së shenjave.

Aplikoni Avene Cicalfate+ Scar Gel në lëkurën e pastër dhe të thatë të zonave të prekura.

Aplikojeni dy herë në ditë për 5 minuta duke përdorur një metodë të veçantë masazhi.

Mos e përdorni në plagë të hapura.

I përshtatshëm për të gjithë familjen dhe për të gjitha llojet e lëkurës.

Tubet, 30 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Dimethicone. Glycerin. Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer. Dimethiconol. Aquaphilus Dolomiae Ferment Filtrated. Arginine. Copper Sulfate. Dimethicone Crosspolymer. Polysorbate 60. Sodium Benzoate. Sodium Hyaluronate. Sorbitan Isostearate. Tromethamin. Water (Aqua). Xanthan Gum. Zinc Sulfate

↑
Back to Top