Avene Cleanance Micellar Water, 400ml
Avene Cleanance Micellar Water është një ujë micelar me përbërës me origjinë natyrale dhe me efekt të lartë pastrues, i cili pastron, purifikon dhe matifikon lëkurën e mikse, të yndyrshme dhe me tendencë akneike.
Falë përbërjes së tij me 99% përbërës me origjinë natyrore, ky ujë micelar largon në mënyrë efektive papastërtitë, make-up-in (përfshirë edhe zonën e syve) si dhe grimcat e imta të ndotjes që grumbullohen gjatë ditës, që nga përdorimi i parë me pambuk, duke siguruar një ndjesi pastërtie të menjëhershme dhe komforti.
Formula e tij është e pasur me Ujin Termal të Avene dhe glicerinë, të cilat ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të saj natyral, ndërsa acidi glutamik ndihmon në rregullimin e tepricës së sebumit dhe reduktimin e shkëlqimit të padëshiruar.
Me përdorim të rregullt, lëkura mbetet më e pastër, më e freskët dhe dukshëm më e matifikuar.
Avantazhet e përdorimit të Avene Cleanance Micellar Water janë:
- Heq në mënyrë efektive make-up-in nga fytyra dhe sytë që në përdorimin e parë me pambuk.
- Pastron lëkurën duke larguar papastërtitë dhe grimcat e ndotjes së akumuluara gjatë ditës.
- Ndihmon në matifikimin e lëkurës dhe në kontrollin e tepricës së sebumit.
- Siguron një ndjesi freskie dhe pastërtie të menjëhershme.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës falë përbërjes së tij të butë dhe qetësuese.
Për përdorim të përditshëm.
Aplikojeni Avene Cleanance Micellar Water në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë dhe në zonën e syve, duke përdorur një pambuk të butë.
Nuk ka nevojë për shpëlarje.
Rekomandohet të përdoret vetëm pas moshës 12 vjeç.
Për një efekt më të mirë qetësues, përfundoni rutinën duke përdorur një spërkatje të lehtë me Avene Thermal Spring Water.
Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Glycerin. Pentylene Glycol. Coco-Glucoside. Ethyl Lauroyl Arginate HCl. Fragrance (Parfum). Glutamic Acid. Polyglyceryl-4 Caprate. Polyglyceryl-6 Caprylate. Sodium Hydroxide. Water (Aqua).