DERMOKOZMETIKA

Avene Cleansing Foam, 150ml

Shkumë pastruese e butë, e formuluar për të pastruar në mënyrë efektive fytyrën duke larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt, ndërkohë që ruan ekuilibrin natyral të lëkurës dhe ofron një ndjesi freskie dhe komforti për lëkurën e ndjeshme.
In stock
SKU
Avene8
Special Price 1 840 Lekë Regular Price 2 300 Lekë
-20%

Avene Cleansing Foam është një shkumë pastruese, e cila heq make-up-i në sy dhe lëkurë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme normale deri në të kombinuar.

Ajo pastron në thellësi dhe largon papastërtitë si dhe tepricën e sebumit. Përmban 98% përbërës me origjinë natyrale dhe nuk përmban përbërës me origjinë shtazore, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës.

Kjo shkumë e pasur dhe e lehtë me aromë të butë largon make-up-in, pastron dhe qetëson lëkurën falë formulës së saj me Ujë Termal Avene dhe glicerinë, duke ofruar një ndjesi më të madhe komforti.

Formula e saj pa sapun përmban një numër minimal përbërësish në sasinë e duhur për të garantuar efikasitet dhe tolerancë, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe të rehatshme.

Avantazhet e përdorimit të Avene Cleansing Foam janë:

  1. Matifikon lëkurën dhe ndihmon në rregullimin e prodhimit të tepërt të sebumit. 
  2. Ruan ekuilibrin natyral të lëkurës. 
  3. Përmban përqendrim të lartë të Ujit Termal Avène, i cili ndihmon në qetësimin e irritimeve. 
  4. Heq lehtësisht make-up-in nga fytyra dhe sytë pa shkaktuar ndjesi djegieje. 
  5. I përshtatshëm për lëkurë normale dhe mikse.

Përdoreni Avene Cleansing Foam çdo ditë në rutinën e pastrimit të lëkurës së fytyrës.

Aplikojeni në fytyrë të lagur ose të thatë, masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore për të larguar make-up-in, papastërtitë dhe sebumin e tepërt, më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Përdoret në mëngjes dhe/ose në mbrëmje sipas nevojës së lëkurës. 

Avene Cleansing Foam rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën mbi 12 vjeç.

I përshtatshëm për lëkurë normale dhe mikse.

150 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Water (Aqua). Disodium Coco-Glucoside Citrate. Decyl Glucoside. Glycerin. Sodium Cocoamphoacetate. Citric Acid. Diglycerin. Fragrance (Parfum). Pentylene Glycol. Polyglyceryl-4 Caprate. Polyglyceryl-6 Caprylate. Sodium Chloride

Back to Top