Avene Cold Cream, 40ml
Avene Cold Cream ka një formulë shumë të pasur dhe kremoze që ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë në lëkurë. Ajo mbron lëkurën nga efektet tharëse të çrregullimeve të lëkurës, agresorëve mjedisorë ose trajtimeve dermatologjike, duke ndihmuar në ushqimin e saj dhe në rikthimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës.
I pasur me ujë termal të Avene, ky krem ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe më të rehatshme. Tekstura e tij kremoze dhe mbështjellëse siguron një ndjesi komforti afatgjatë pa e lënë lëkurën të yndyrshme apo ngjitëse.
I testuar në kushte ekstreme të të ftohtit, është i përshtatshëm për përdorim në fytyrë dhe trup dhe ofron kujdes të besueshëm për gjithë familjen.
Formula e tij hipoalergjike dhe jo-komedogjene e bën të përshtatshëm edhe për lëkurën më të ndjeshme, duke garantuar tolerancë të lartë dhe siguri në përdorim të përditshëm.
Avantazhet e përdorimit të Avene Cold Cream janë:
- Ushqen në mënyrë intensive lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.
- Ndihmon në rikthimin dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës.
- Mbron lëkurën nga tharja e shkaktuar nga i ftohti, era dhe faktorë të tjerë të jashtëm agresivë.
- Qetëson ndjesinë e parehatisë dhe irritimit të lëkurës.
- Siguron hidratim afatgjatë dhe ndjesi komforti gjatë gjithë ditës.
Aplikoni kremin dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër e të thatë.
Masazhojeni butësisht që të përthithet nga lëkura.
Kushtojini vëmendje të veçantë zonave më të dehidratuara të trupit.
Avene Cold Cream është mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë.
I përshtatshëm për aplikim në lëkurë të ndjeshme dhe shumë të thatë.
Ingredients; Mineral Oil (Paraffinum Liquidum), Avèe Thermal Spring Water (Avène Aqua), Beeswaw (Cera Alba), Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Bht, C20-40 Pareth-10, Caprylyl Glycol, Cetyl Phosphate, Parfum (Fragrance), Polyacrylate-13, Polyisobutene, Polysorbate 20, Sodium Hydroxide, Sorbitan Isostearate, Triethanolamine Water (Aqua).