DERMOKOZMETIKA

Avene Couvrance Compact Foundation Cream SPF30 Natural, 8.5g

Fondatinë kompakte me teksturë kremoze dhe mbulim të lartë, e formuluar për lëkurë të ndjeshme, që ndihmon në unifikimin e tonalitetit të lëkurës, kamuflimin e papërsosmërive dhe ofrimin e një përfundimi natyral me mbrojtje SPF 30 ndaj rrezeve UV.
In stock
SKU
Avene87
Special Price 2 240 Lekë Regular Price 2 800 Lekë
-20%

Avene Couvrance Compact Foundation Cream SPF30 Natural është një fondatinë kompakte me mbulim shumë të lartë dhe tolerancë të lartë, e zhvilluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.

Ajo ndihmon në unifikimin e tonalitetit të lëkurës dhe në kamuflimin e papërsosmërive të theksuara si rosacea, vitiligo, psoriasis apo angioma, duke ofruar një lëkurë me çehre të njëtrajtshme, të ndritshme dhe me pamje të shëndetshme.

Falë teksturës së saj kremoze, ultra të butë dhe lehtësisht të shkrirë në lëkurë, produkti siguron aplikim të rehatshëm dhe ndjesi hidratimi gjatë gjithë ditës. Formula është rezistente ndaj ujit dhe garanton qëndrueshmëri deri në 12 orë, duke ruajtur një pamje të freskët dhe të rregullt pa nevojë për ripërsëritje të shpeshtë gjatë ditës.

Meqënëse është me SPF 30, ajo ofron mbrojtje të rëndësishme ndaj rrezeve UVA/UVB dhe ndihmon në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Përveç kësaj, prania e kaolinës me efekt matifikues ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt dhe siguron një përfundim të mat dhe të pastër, pa efekt yndyror në lëkurë.

Formula përmban 94% përbërës me origjinë natyrale dhe është e testuar dermatologjikisht dhe oftalmologjikisht, duke qenë hipoalergjike dhe jo-komedogjene, çka e bën të përshtatshme edhe për lëkurën më të ndjeshme dhe reaktive.

Avantazhet e përdorimit të Avene Couvrance Compact Foundation Cream SPF30 Natural janë:

  1. Mbulim shumë i lartë për korrigjim të menjëhershëm të papërsosmërive, edhe më të theksuarat. 
  2. Përfundim natyral me teksturë ultra të butë që siguron lëkurë të hidratuar dhe të mbrojtur (SPF 30). 
  3. Nuanca 1.1 Natural është e përshtatshme për lëkurë me tonalitet shumë të çelët deri në mesatare, duke ofruar përshtatje natyrale dhe unifikim të butë të ngjyrës së lëkurës.
  4. Qëndrueshmëri e gjatë deri në 12 orë. 

Aplikoni Avene Couvrance Compact Foundation Cream SPF30 Natural me ndihmën e një sfungjeri make-up duke e vendosur me prekje të lehta në fytyrë, më pas shpërndajeni dhe lëmojeni butësisht. Është e rëndësishme që produkti të aplikohet edhe në zonën e qafës për një rezultat sa më natyral dhe të njëtrajtshëm.

Për një përfundim më të mirë, rekomandohet që para aplikimit të fondatinës të përdoret një krem hidratues, në mënyrë që lëkura të jetë e përgatitur dhe aplikimi të jetë më i lehtë.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Mund të përdoret në fytyrë dhe në trup.

8.5 g.

Ingredient; Octyldodecanol. Titanium Dioxide (CI 77891). Squalane. Dicaprylyl Carbonate. Tribehenin. Iron Oxides (CI 77492) (CI 77491). Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax (Helianthus Annuus Seed Cera). Kaolin. Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (Butyrospermum Parkii Butter). Cellulose. Caprylic/Capric Triglyceride. Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine. Ethylhexyl Triazone. Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax (Candelilla Cera). Alumina. Glycine Soja (Soybean) Oil (Glycine Soja Oil). Propylene Carbonate. Stearalkonium Hectorite. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Ultramarines (CI 77007).

Back to Top