DERMOKOZMETIKA

Avene Crème Solaire Anti-Age (SPF50+), 50ml

Krem dielli për fytyrën me mbrojtje shumë të lartë, i krijuar për të parandaluar plakjen e hershme të lëkurës, duke ofruar mbrojtje me spektër të gjerë UVA/UVB, përforcon shkëlqimin natyral dhe kujdeset për lëkurën e ndjeshme me një teksturë të lehtë dhe që përthithet shpejt.
In stock
SKU
AveneSPF8
Special Price 2 170 Lekë Regular Price 3 100 Lekë
-30%

Avene Crème Solaire Anti-Age SPF50+ është një krem dielli i formuluar për lëkurë të ndjeshme, i cili kombinon mbrojtjen shumë të lartë SPF50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB me përbërës antioksidantë dhe anti-plakje.

Ky krem ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes të shkaktuara nga dielli, si rrudhat dhe humbja e elasticitetit, duke ruajtur forcën dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.

Ai përmban një sistem filtrash të patentuar që siguron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërkohë që përfshin antioksidantë për të luftuar plakjen e shkaktuar nga dielli.

Veçoritë kryesore të Avene Crème Solaire Anti-Age (SPF50+):

  1. Siguron mbrojtje me spektër të gjerë: Sistemi i avancuar i filtrave Sunsitive siguron mbrojtje të qëndrueshme dhe efektive ndaj rrezeve UVA dhe UVB. 
  2. Formula përmban antioksidant dhe qetësues: Përmban Pre-tokoferil, një antioksidant i fuqishëm kundër radikaleve të lira, dhe Ujin Termal të Avène me veti qetësuese dhe anti-irrituese. 
  3. Përbërës anti-plakje: Ascofilline, një përbërës aktiv inovativ, ndihmon në përmirësimin e fortësisë dhe elasticitetit të lëkurës. 
  4. Teksturë e lehtë dhe e përthithshme: E padukshme dhe jo ngjitëse, e përshtatshme si bazë nën grim ose e përdorur vetëm. Hidraton shtresat e sipërme të lëkurës dhe është rezistente ndaj ujit dhe djersës. 
  5. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës: Përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të kombinuar.

Pra Avene Crème Solaire Anti Age SPF50+ nuk është vetëm një mbrojtës i zakonshëm nga dielli, por ai është një krem dielli gjithëpërfshirës që kombinon mbrojtje të lartë, antioksidim, qetësim, anti plakje dhe një përvojë të rehatshme përdorimi.

Ky krem dielli është i përshtatëshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Aplikoni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë 15 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni çdo 2 orë ose pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.

Të tundet përpara përdorimit! Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). C12-15 Alkyl Benzoate. Dicaprylyl Carbonate Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol [Nano]. Diisopropyl Adipate. Water (Aqua). Silica. Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine. Diethylhexyl Butamido Triazone. Alcohol (Alcohol Denat). Aluminum Starch Octenylsuccinate. Butyl Methoxydibenzoylmethane. C10-18 Triglycerides. Decyl Glucoside. Glyceryl Stearate. Peg-100 Stearate. Potassium Cetyl Phosphate. Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer. Ascophyllum Nodosum Extract. Benzoic Acid. Caprylic/Capric. Triglyceride. Caprylyl Glycol. Disodium Edta. Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Propylene Glycol. Sodium Hydroxide. Stearyl Alcohol. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Xanthan Gum.

Back to Top