DERMOKOZMETIKA

Avene Crème Solaire Anti-Age Teinté (SPF50+), 50ml

Krem dielli me ngjyrë për fytyrën, i krijuar për të parandaluar plakjen e hershme të lëkurës, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë SPF50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB, parandalon shenjat e plakjes të shkaktuara nga dielli, njëtrajtëson tonin e lëkurës dhe siguron një teksturë ultra të lehtë, që përthithet shpejt dhe është rezistente ndaj ujit.
In stock
SKU
AveneSPF9
Special Price 2 170 Lekë Regular Price 3 100 Lekë
-30%

Avene Crème Solaire Anti-Age Teinté SPF50+ është kujdesi i përkryer i plotë për lëkurë të ndjeshme, me një veprim origjinal 3 në 1: mbron nga efektet e dëmshme të diellit, parandalon shenjat e plakjes nga dielli dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës.

Në bazë të këtij kremi që kombinon mbrojtjen me ngjyrë SPF50+ qëndron kompleksi ekskluziv Sunsitive Protection.

Falë sistemit të patentuar me vetëm 4 filtra dielli, ofron mbrojtje shumë të gjerë ndaj rrezeve UVB-UVA, të qëndrueshme dhe efektive, me tolerancë optimale për lëkurën.

Pro-tokoferol, një premolekulë e Vitaminës E me qëndrueshmëri të lartë, vepron në bashkëpunim me Thialidine për të ofruar mbrojtje qelizore të plotë kundër stresit oksidativ. 

I pasur me Ujin Termal të Avene, i njohur për vetitë qetësuese, anti-irrituese dhe relaksuese.

Ky krem dielli është gjithashtu i pasur me Ascophylline, i cili është një përbërës aktiv anti-plakje që ndihmon në rikonstruktimin e lëkurës dhe ofron mbrojtje kundër plakjes nga dielli. 

Falë Vitaminës C fotostabile dhe pigmenteve reflektuese, kremi njëtrajtëson lëkurën dhe i jep shkëlqim natyral.

Si përshtatet me tonalitete të ndyrshme të lëkurës?

Avene Crème Solaire Anti-Age Teinté SPF50+ është projektuar me një nuancë universale të butë që i përshtatet tonaliteteve të ndryshme të lëkurës. Pigmentet reflektuese të qëndrueshme ndihmojnë në njëtrajtësimin e çehres, duke mbuluar ndryshime të lehta në tonalitet pa humbur pamjen natyrale të lëkurës. Tekstura ultra e lehtë dhe fluide përthithet menjëherë, duke krijuar një përfundim natyral “si lëkurë e zhveshur”.

Kjo formulë e kujdesshme lejon që lëkura të duket uniforme, rrezatuese dhe me shkëlqim natyral, pa efekt maskë, edhe për lëkura normale, të ndjeshme ose të kombinuara.

Përfitimet:

  1. Ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes të shkaktuara nga dielli (rrudha, humbje elasticiteti).
  2. Tekstura ultra e lehtë dhe fluide, e padukshme dhe jo ngjitëse. 
  3. Mbron shumë efektivisht lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB. 
  4. Rezistent ndaj ujit dhe djersës. 
  5. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe të kombinuar mikse.

Ky krem dielli është i përshtatëshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Aplikoni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë 15 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni çdo 2 orë ose pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.

Të tundet përpara përdorimit!

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me pompë, 50 ml.

Përbërësit; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). C12-15 Alkyl Benzoate. Coco-Caprylate/Caprate. Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol [Nano]. Water (Aqua). Caprylic/Capric Triglyceride. Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine. Diethylhexyl Butamido Triazone. Silica. Glycerin. Butyl Methoxydibenzoylmethane. Cocos Nucifera (Coconut) Oil. Potassium Cetyl Phosphate. Mica. Decyl Glucoside. Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer. 1,2-Hexanediol. Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer. Ascophyllum Nodosum Extract. Ascorbyl Glucoside. Benzoic Acid. Butylene Glycol. Caprylyl Glycol. Carbomer. Disodium EDTA. Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil (Helianthus Annuus Seed Oil). Iron Oxides .  Oxothiazolidine. Propylene Glycol. Sodium Benzoate. Sodium Hydroxide. Titanium Dioxide (CI 77891). Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Xanthan Gum.

Back to Top