DERMOKOZMETIKA

Avene DermAbsolu Redensifying Day Cream, 50ml

Krem dermatologjik për përdorim gjatë ditës me veprim të avancuar kundër plakjes, i cili ndihmon në rikthimin e densitetit dhe volumit të lëkurës, forcimin e kontureve të fytyrës dhe përmirësimin e elasticitetit së saj.
In stock
SKU
Avene69
Special Price 4 800 Lekë Regular Price 6 000 Lekë
-20%

Avene DermAbsolu Redensifying Day Cream është një krem dite dermatologjik me performancë të lartë kundër plakjes, i formuluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme dhe të maturuar, i cili ndihmon në ushqyerjen, forcimin dhe rikthimin e densitetit të lëkurës, duke përmirësuar dukshëm fortësinë, elasticitetin dhe konturet e fytyrës.

I pasur me një trio përbërësish aktivë ristrukturues të tillë si; Bakuchiol 1% me veprim të ngjashëm me retinolin por me tolerancë më të mirë, Pro-Ceramide 2% dhe Polifenole vaniljeje, ky krem ndihmon në stimulimin e kolagjenit, rikthimin e volumit dhe rikonfigurimin e ovalit të fytyrës, duke vepruar mbi shenjat kryesore të plakjes si humbja e densitetit, tharja dhe zbehja e shkëlqimit. 

  • Bakuchiol (1%) → Përbërës aktiv me origjinë bimore, i njohur si alternativë ndaj retinolit, i cili ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe reduktimin e rrudhave, me tolerancë të lartë edhe për lëkurë të ndjeshme. 
  • Pro-Ceramides (2%) → Përbërës që ndihmojnë në forcimin dhe rindërtimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin, reduktuar tharjen dhe rritur rezistencën e lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm. 
  • Polifenole vaniljeje → Antioksidantë me veprim mbrojtës që ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së lëkurës, mbështesin densitetin e saj dhe kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe cilësisë së përgjithshme të lëkurës. 

Duke u bazuar në konceptin dermatologjik të “Trekëndëshit të Rinisë”, formula ndihmon në rikthimin e strukturës dhe harmonisë së fytyrës, për një pamje më të tonifikuar dhe të rigjallëruar.

Me teksturë të lehtë dhe shkrirëse, ky krem siguron hidratim 24-orësh me përfundim jo të yndyrshëm, duke ofruar rehati të menjëhershme dhe përdorim të këndshëm gjatë gjithë ditës.

I testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, ai kombinon efikasitet të provuar klinikisht me një qasje moderne dhe të qëndrueshme ndaj kujdesit të lëkurës.

Aplikoni kremin Avene DermAbsolu Redensifying Day Cream çdo ditë në mëngjes në të gjithë fytyrën, qafën dhe dekoltenë.

Shmangni kontaktin me sytë.

Avene DermAbsolu Redensifying Day Cream rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur, në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Vazo, 50 ml.

Ingredients; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). Pentaerythrityl Tetracaprylate/Tetracaprate. Glycerin. Coco-Caprylate/Caprate. Tribehenin PEG-20 Esters. Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (Butyrospermum Parkii Butter). Methyl Gluceth-20. Dimethicone. Glyceryl Linoleate. Behenyl Alcohol. Bis-PEG-12 Dimethicone Beeswax. Polymethyl Methacrylate. Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil (Simmondsia Chinensis Seed Oil). Sorbitol. Bakuchiol. Benzoic Acid. Beta-Caryophyllene. Calcium Chloride. Caprylic/Capric Triglyceride. Caprylyl Glycol. Ceteareth-20. Cetearyl Alcohol. Dimethicone Crosspolymer. Dimethyl Phenethyl Acetate. Disodium EDTA. Fragrance (Parfum). Glyceryl Linolenate. Glyceryl Oleate. Glyceryl Palmitate. Glyceryl Stearate. Glycine Soja (Soybean) Oil (Glycine Soja Oil). Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil (Helianthus Annuus Seed Oil). Hydrogenated Polyisobutene. Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer. Linalool. Mica. PEG-7 Trimethylolpropane Coconut Ether. Propylene Glycol. Silica. Sodium Hydroxide. Sodium Stearate. Sodium Stearoyl Glutamate. Sorbitan Isostearate. Terpineol. Titanium Dioxide (CI 77891). Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Vanilla Tahitensis Fruit Extract. Water (Aqua).

Back to Top