DERMOKOZMETIKA

Avene Eau Thermale Spray, 300ml

Spray qetësues me ujë termal natyral, i formuluar për të hidratuar, freskuar dhe qetësuar lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të tharë, duke ofruar një ndjesi të menjëhershme rehatie dhe butësie.
In stock
SKU
Avene3
Special Price 1 440 Lekë Regular Price 1 800 Lekë
-20%

Avene Eau Thermale Spray zbut dhe qetëson menjëherë lëkurën e ndjeshme ose të prirur ndaj alergjive. Ai siguron një ekuilibër optimal mineral dhe një mikroflora specifike, duke i dhënë një përbërje unike dhe të jashtëzakonshme që kujdeset për lëkurën pa e tharë.

Marrë drejtpërdrejtë nga burimi, Uji Termal Avene, bakterologjikisht i pastër, është uji i vetëm termal i ambalazhuar në bllok steril, me një teknologji të lartë dhe ultra moderne. 

Përbërja e tij është vërtetuar klinikisht se ndihmon në qetësimin, zbutjen dhe rehatimin e lëkurës së ndjeshme.

Pas përdorimit, ndjesitë e parehatisë, skuqjes, kruajtjes dhe tendosjes së lëkurës qetësohen menjëherë. Është gjithashtu ideal për përdorim në temperatura të larta, pasi freskon dhe lehtëson lëkurën pa e tharë atë.

Avantazhet e përdorimit të Avene Eau Thermale Spray janë:

  1. Qetëson menjëherë lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar. 
  2. Freskon dhe hidraton pa e tharë lëkurën. 
  3. Redukton skuqjen dhe ndjesinë e parehatisë. 
  4. Rikthen ndjesinë e butësisë dhe komfortit. 
  5. Ideale për përdorim të përditshëm në çdo moment të ditës. 
  6. I përshtatshëm për të gjithë familjen dhe të gjitha tipet e lëkurës.

Spërkateni Avene Eau Thermale Spray në mënyrë të njëtrajtshme mbi lëkurën e fytyrës dhe/ose trupit në formë mjegulle të imët.

Lëreni të veprojë për 2–3 minuta që përbërja qetësuese të veprojë në lëkurë, më pas thajeni butësisht pa fërkim.

Përdoret disa herë në ditë, sipas nevojës, në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes ose gjatë ditës për freskim dhe qetësim të menjëhershëm të lëkurës.

Avene Eau Thermale Spray është i përshtatshëm për t`u përdorur nga të gjitha moshat dhe për të gjitha tipet e lëkurës.

300 ml.

Ingredients; Avene Thermal Water, Nitrogen (Gas). 

Back to Top